Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

VIDEO/ Rezistencë, revoltë! 83 ditë protestë, qytetarët vijojnë marshimin kundër Ramës: Dorëheqja është e panegociueshme


Protesta qytetare kundër kryeministrit Edi Rama ka hyrë në ditën e 83-të, me pjesëmarrësit që vijojnë të kërkojnë largimin e tij nga drejtimi i qeverisë.

Protesta qytetare kundër kryeministrit Edi Rama ka hyrë në ditën e 83-të, me pjesëmarrësit që vijojnë të kërkojnë largimin e tij nga drejtimi i qeverisë. Protestuesit u mblodhën në Tiranë dhe më pas marshuan në rrugët kryesore të kryeqytetit, duke përsëritur kërkesat e tyre. Gjatë marshimit, qytetarët brohoritën kundër kryeministrit dhe qeverisë, ndërsa ndër thirrjet kryesore ishin “Edi Rama, jep dorëheqjen” dhe “Shqipëria kërkon revolucion”; “Ju erdhi fundi”, “Rama në burg, Berisha në burg”; “Poshtë patronazhistë”; Protestuesit e cilësojnë qëndrueshmërinë e kësaj lëvizjeje si një shprehje të pakënaqësisë ndaj qeverisjes, duke deklaruar se nuk do të tërhiqen nga kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit. Një tjetër moment i rëndësishëm i protestave ishte pjesëmarrja e Diasporës në Tiranë gjatë 14, 15 dhe 16 gushtit, kur qytetarë shqiptarë që jetojnë jashtë vendit iu bashkuan tubimeve.

Në ditën e 83-të, protesta vijoi me pankarta, fjalime dhe marshim në bulevardet e kryeqytetit, ndërsa pjesëmarrësit përsëritën mesazhin e tyre për ndryshim politik dhe largimin e Edi Ramës nga posti i kryeministrit. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb