Prej 83 ditësh protestojnë kundër qeverisë dhe kastës politike. Ata shprehen të vendosur se revolta do të vazhdojë deri në largimin e kryeministrit Edi Rama. Një protestues u shpreh se kryeministri Edi Rama ka kaluar të gjitha caqet dhe se sipas tij duhet të japë dorëheqjen. “Kam një muaj që kam ardhur dhe protestoj këtu. Me synimin që protesta të arrijë qëllimin, dorëheqjen e Ramës. Kjo protestë, duhet thënë që zgjoi dhe ndërgjegjësoi jo vetëm shqiptarët por edhe opinionin botëror. Protesta tani duhet të jetë më e zgjeruar në Shqipëri. Rama i ka kaluar të gjitha caqet e demokracisë së lirë. Rama duhet të kishte dhënë dorëheqjen. Këta kanë shkelur të gjitha rregullat e Kushtetutës, ”, tha ai. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: edi rama protesta
