Lajme Zone
Protesta e 83-të kundër Ramës/ Mesazhet pikante nëpërmjet pankartave: Aq shumë keni vjedhur…
PolitikëBalkanWeb

Protesta e 83-të kundër Ramës/ Mesazhet pikante nëpërmjet pankartave: Aq shumë keni vjedhur…

Në ditën e 83-të të protestës kundër qeverisë së Edi Ramës, qytetarët kanë zgjedhur pankartat për të përcjellë mesazhet e tyre mbi situatën ekonomike dhe politike në vend.

Në ditën e 83-të të protestës kundër qeverisë së Edi Ramës, qytetarët kanë zgjedhur pankartat për të përcjellë mesazhet e tyre mbi situatën ekonomike dhe politike në vend. Një prej pankartave i kushtohet rritjes së çmimeve dhe vështirësive ekonomike me të cilat përballen familjet shqiptare. “Çmimet aq të larta, sa rroga ime po kërkon azil politik”, shkruhet në të, ndërsa përcillet edhe një mesazh për të rinjtë dhe të ardhmen e tyre në Shqipëri. Kritikat e protestuesve janë drejtuar edhe ndaj drejtësisë dhe veçanërisht SPAK-ut. “Aq shumë keni vjedhur, sa edhe SPAK-ut po i vjen keq për ju!”, shkruhet në një tjetër pankartë, përmes së cilës qytetarët ironizojnë mënyrën se si, sipas tyre, po trajtohen rastet e korrupsionit. Mesazhet e shkruara në pankarta janë shndërruar kështu në një nga format kryesore të protestuesve për të shprehur pakënaqësinë ndaj rritjes së kostos së jetesës, largimit të të rinjve dhe situatës politike e institucionale në vend. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: edi rama protesta