Në protestën e 83 kundër kryeministrit Edi Rama, protestuesit kanë rilistuar edhe njëherë kërkesat e tyre. Ata shprehen se kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama është një këkesë e panegociueshme. 1-Dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit dhe qeverisë. -Krijimin e një qeverie teknike dhe tranzitore, jopartiake dhe me mandat 12-mujor. -Ndryshime kushtetuese ku të gjithë shtetasit shqiptarë të jenë të barabartë përpara ligjit dhe miratimin me referendum popullor, duke përfshirë:
– ndryshimin e Kodit Zgjedhor;
-ndryshimin e ligjit për financimin e partive politike dhe organizatave të ndryshme;
– kufizimin e ushtrimit të detyrës së kryeministrit në jo më shumë se 2 mandate të plota ose të pjesshme gjatë gjithë jetës së një individi.
Nuk heqim dorë nga kërkesat fillestare:
-Anulimin e ndryshimeve të bëra për zonat e mbrojtura.
– Anulimin e ndryshimeve të bëra në ligjin për trashëgiminë kulturore.
-Shfuqizimin e paketës ligjore të njohur si “Pakti i Maleve”.
– Shfuqizimin e statusit dhe kuadrit ligjor për investimet strategjike.
– Një kontratë e re sociale mes qytetarëve dhe shtetit, që do të përpilohet pas konsultimit me intelektualë, ekspertë teknikë dhe qytetarë apartiakë të propozuar nga sheshi i protestës. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: edi rama protesta
