Lajme Zone
Video/ Qendra e Tiranës mbulohet nga tymi, protestuesit u vënë flakën stolave plastikë
BotëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Video/ Qendra e Tiranës mbulohet nga tymi, protestuesit u vënë flakën stolave plastikë

Qendra e Tiranës është mbuluar nga tymi, ndërsa protesta studentore vijon mes zjarreve dhe tensioneve të forta. Protestuesit u kanë vënë flakën stolave të marrë nga hapësirat publike pranë Sheshit Skënderbej, duke krijuar një tjetër vatër zjarri në një prej kryqëzimeve kryesore të kryeqytetit.

Tensionet vijojnë në kryeqytet, ku protestuesit kanë grumbulluar dhe djegur stola të marrë pranë Sheshit Skënderbej. Demonstruesit janë ndarë në dy grupe, ndërsa një vatër tjetër zjarri është ndezur brenda ambienteve të Ministrisë së Arsimit. Qendra e Tiranës është mbuluar nga tymi, ndërsa protesta studentore vijon mes zjarreve dhe tensioneve të forta. Protestuesit u kanë vënë flakën stolave të marrë nga hapësirat publike pranë Sheshit Skënderbej, duke krijuar një tjetër vatër zjarri në një prej kryqëzimeve kryesore të kryeqytetit.

Stolat janë zhvendosur në dalje të Rrugës së Durrësit, ku janë grumbulluar në mes të rrugës dhe më pas janë djegur. Flakët kanë shkaktuar shtëllunga të dendura tymi, të cilat janë përhapur në qendër të Tiranës. Ndërkohë, demonstruesit janë ndarë në dy grupe. Një pjesë e tyre vijojnë të qëndrojnë pranë Ministrisë së Arsimit, ku është raportuar se është ndezur sërish zjarr brenda ambienteve të institucionit. Grupi tjetër është përqendruar në dalje të Rrugës së Durrësit, pranë stolave të përfshirë nga flakët.

Situata mbetet e tensionuar në ditën e dytë të protestës studentore, e cila është shoqëruar me përplasje mes demonstruesve dhe policisë, hedhje gurësh dhe ndërhyrje të forcave të rendit me gaz lotsjellës dhe ujë me presion.

Djegia e stolave dhe zjarri i raportuar në Ministrinë e Arsimit shënojnë një tjetër episod të dëmtimit të pronës publike gjatë protestës, ndërsa tymi i dendur vijon të mbulojë qendrën e kryeqytetit. 900 0 1791986685xwhatsapp image 2026 10 14 at 155913 642 whatsapp image 2026 10 14 at 155913 Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Protesta e studentëve, shkon në 20 numri i personave të shoqëruar nga policia 14 Tetor 2026, 16:0316:03Aktualitet "Edi Rama të q*fsha ropt"/ Policia ndërhyn me ujë me presion, protestuesit shpërthejnë në sharje 14 Tetor 2026, 15:5615:56Aktualitet Policia paralajmëron protestuesit: Distancohuni nga dhuna, rrezikoni deri në 7 vite burg 14 Tetor 2026, 15:5815:58Aktualitet Sytë e mediave ndërkombëtare nga Tirana, AP dhe Al Jazeera transmetojnë LIVE protestën 14 Tetor 2026, 15:4015:40Aktualitet Video/ Protestuesit i vënë flakën filialit të 'Iute Credit', shpërthen zemërimi ndaj kioskave që po zhvatin shqiptarët 14 Tetor 2026, 15:1815:18Aktualitet Vijon rezistenca e studentëve në Tiranë, protestuesit çmontojnë kamerat e sigurisë dhe semaforët! 14 Tetor 2026, 15:1615:16Aktualitet