Përplasje të forta në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara godinës së qeverisë. Protestuesit kanë hedhur gurë dhe sende të forta, ndërsa policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe ujë me presion për t'i shpërndarë. Pavarësisht pranisë së madhe policore, efektivët kanë mbajtur pozicione të tërhequra, pa avancuar drejtpërdrejt drejt turmës. Kaotike mbetet situata përpara Kryeministrisë, ku protesta studentore është shoqëruar me përplasje të ashpra mes demonstruesve dhe forcave të rendit.
Protestuesit janë zhvendosur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përballë godinës së qeverisë, duke hedhur gurë dhe sende të forta në drejtim të policisë.
Forcat e rendit janë përgjigjur me gaz lotsjellës dhe ujë me presion, në përpjekje për të shpërndarë demonstruesit dhe për të mbajtur nën kontroll situatën. Megjithatë, pavarësisht përdorimit të këtyre mjeteve, efektivët kanë qëndruar kryesisht në pozicione të tërhequra, duke shmangur avancimin e drejtpërdrejtë drejt grupeve të protestuesve.
Në një moment, demonstruesit kanë nxjerrë në mes të bulevardit vazo të mëdha lulesh, barriera metalike dhe objekte të tjera, duke ngritur pengesa për të bllokuar kalimin e automjeteve policore që përdorin ujë me presion.
Përplasjet kanë vijuar mes hedhjes së gurëve nga protestuesit dhe përdorimit të gazit lotsjellës nga policia, ndërsa prania e madhe e forcave të rendit nuk ka penguar tensionimin e mëtejshëm të situatës. Pas incidenteve përpara Kryeministrisë, grupe protestuesish janë larguar nga bulevardi dhe janë zhvendosur drejt Piramidës, që ndodhet në krah të godinës së qeverisë.
Atje janë thyer xhamat e bizneseve në katin e parë dhe janë ndezur zjarre, ndërsa flakët kanë përfshirë edhe tabelat reklamuese. Objekte të ndryshme përreth janë dëmtuar.
Më herët, protesta ishte shoqëruar me sulme ndaj disa ministrive. Në Ministrinë e Ekonomisë dhe Inovacionit, protestuesit thyen derën hyrëse, hynë në godinë dhe nxorën objekte, të cilave u vunë flakën. Ndërkohë, tym dhe flakë u regjistruan në katin e parë të Ministrisë së Financave.
Përplasjet përpara Kryeministrisë përbëjnë një nga episodet më të tensionuara të ditës së dytë të protestës, me demonstruesit që kanë ngritur barrikada në bulevard dhe policinë që është përgjigjur nga pozicionet e saj me gaz lotsjellës dhe ujë me presion.
Ende nuk ka një bilanc të konfirmuar për persona të lënduar gjatë përplasjeve të fundit. screenshot 18 screenshot 19 screenshot 20 Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Protestuesit zhvendosen te Piramida, thyejnë xhamat e bizneseve dhe u vënë flakën 14 Tetor 2026, 17:3517:35Aktualitet Kaos para Kryeministrisë, protestuesit bllokojnë bulevardin me vazo lulesh dhe barriera metalike; policia hedh gaz 14 Tetor 2026, 17:2417:24Aktualitet Protesta e studentëve, reagon ambasada britanike: Dhuna nuk justifikohet, policia të shmangë veprimet joproporcionale 14 Tetor 2026, 17:1417:14Aktualitet Video/ Tensionet zhvendosen te Kryeministria, përplasje me gurë, gaz lotsjellës dhe ujë me presion 14 Tetor 2026, 17:1417:14Aktualitet Sulmi dhe flakët te Ministria e Ekonomisë, policia shoqëron disa persona 14 Tetor 2026, 17:1017:10Aktualitet Përshkallëzohet situata, tym e flakë në katin e parë të Ministrisë së Financave 14 Tetor 2026, 17:0717:07Aktualitet

