Lajme Zone
Video/ "Digjet" Kryeministria, tym e flakë te godina qeveritare
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Video/ "Digjet" Kryeministria, tym e flakë te godina qeveritare

Situata përpara Kryeministrisë është tensionuar ndjeshëm, pasi një grup protestuesish ka arritur të hyjë në hapësirën brenda rrethimit të godinës së qeverisë, ku pemët janë përfshirë nga flakët.

Përshkallëzohet situata përpara godinës së qeverisë. Protestuesit kanë depërtuar brenda rrethimit të Kryeministrisë, ndërsa pemët janë përfshirë nga një zjarr që ka marrë përmasa të mëdha. Policia është përgjigjur duke hedhur sasi të mëdha gazi lotsjellës për të shpërndarë turmën. Situata përpara Kryeministrisë është tensionuar ndjeshëm, pasi një grup protestuesish ka arritur të hyjë në hapësirën brenda rrethimit të godinës së qeverisë, ku pemët janë përfshirë nga flakët.

Zjarri ka marrë përmasa të mëdha, ndërsa forcat e policisë kanë reaguar duke hedhur gaz lotsjellës me shumicë në drejtim të demonstruesve, në përpjekje për t'i larguar nga zona.

Depërtimi brenda rrethimit të Kryeministrisë ka ndodhur pas përplasjeve të forta në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku protestuesit kanë sulmuar me gurë dhe sende të forta në drejtim të forcave të rendit. Policia është përgjigjur me gaz lotsjellës dhe ujë me presion, ndërsa në zonë janë vendosur forca të shumta policore.

Më herët, demonstruesit kishin nxjerrë në mes të bulevardit vazo të mëdha lulesh, barriera metalike dhe objekte të tjera, duke krijuar pengesa për të bllokuar kalimin e automjeteve policore që përdorin ujë me presion.

Pavarësisht pranisë së madhe policore dhe përdorimit të mjeteve për shpërndarjen e turmës, një pjesë e protestuesve ka arritur të depërtojë në hapësirën e rrethuar të institucionit.

Flakët që kanë përfshirë pemët dhe hedhja e sasive të mëdha të gazit lotsjellës kanë shtuar tensionet përpara godinës së qeverisë.

Ende nuk ka të dhëna të konfirmuara për dëmet e shkaktuara nga zjarri apo për persona të lënduar gjatë incidentit. 47b3503d 39b9 45e4 b8fe b57f027af026 screenshot 22 Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Protesta zhvendoset në Unazë, digjen kosha plehrash dhe bllokohet qarkullimi 14 Tetor 2026, 17:5217:52Aktualitet Kaos total te Kryeministria/ Protestuesit sulmojnë me gurë, policia përgjigjet me gaz dhe ujë me presion (Video) 14 Tetor 2026, 17:4417:44Aktualitet Protestuesit zhvendosen te Piramida, thyejnë xhamat e bizneseve dhe u vënë flakën 14 Tetor 2026, 17:3517:35Aktualitet Kaos para Kryeministrisë, protestuesit bllokojnë bulevardin me vazo lulesh dhe barriera metalike; policia hedh gaz 14 Tetor 2026, 17:2417:24Aktualitet Protesta e studentëve, reagon ambasada britanike: Dhuna nuk justifikohet, policia të shmangë veprimet joproporcionale 14 Tetor 2026, 17:1417:14Aktualitet Video/ Tensionet zhvendosen te Kryeministria, përplasje me gurë, gaz lotsjellës dhe ujë me presion 14 Tetor 2026, 17:1417:14Aktualitet