Lajme Zone
Minutë pas minute/ Studentët ndezin sërish flakë Tiranën, gurë, ujë, gaz lotsjellës dhe përplasje me policinë
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Minutë pas minute/ Studentët ndezin sërish flakë Tiranën, gurë, ujë, gaz lotsjellës dhe përplasje me policinë

Qendra e Tiranës është mbuluar nga tymi, ndërsa protesta studentore vijon mes zjarreve dhe tensioneve të forta. Protestuesit u kanë vënë flakën stolave të marrë nga hapësirat publike pranë Sheshit Skënderbej, duke krijuar një tjetër vatër zjarri në një prej kryqëzimeve kryesore të kryeqytetit.

4 ORE ME PARE Video/ Qendra e Tiranës mbulohet nga tymi, protestuesit u vënë flakën stolave plastikë Tensionet vijojnë në kryeqytet, ku protestuesit kanë grumbulluar dhe djegur stola të marrë pranë Sheshit Skënderbej. Demonstruesit janë ndarë në dy grupe, ndërsa një vatër tjetër zjarri është ndezur brenda ambienteve të Ministrisë së Arsimit. Qendra e Tiranës është mbuluar nga tymi, ndërsa protesta studentore vijon mes zjarreve dhe tensioneve të forta. Protestuesit u kanë vënë flakën stolave të marrë nga hapësirat publike pranë Sheshit Skënderbej, duke krijuar një tjetër vatër zjarri në një prej kryqëzimeve kryesore të kryeqytetit.

Stolat janë zhvendosur në dalje të Rrugës së Durrësit, ku janë grumbulluar në mes të rrugës dhe më pas janë djegur. Flakët kanë shkaktuar shtëllunga të dendura tymi, të cilat janë përhapur në qendër të Tiranës. Ndërkohë, demonstruesit janë ndarë në dy grupe. Një pjesë e tyre vijojnë të qëndrojnë pranë Ministrisë së Arsimit, ku është raportuar se është ndezur sërish zjarr brenda ambienteve të institucionit. Grupi tjetër është përqendruar në dalje të Rrugës së Durrësit, pranë stolave të përfshirë nga flakët.

Situata mbetet e tensionuar në ditën e dytë të protestës studentore, e cila është shoqëruar me përplasje mes demonstruesve dhe policisë, hedhje gurësh dhe ndërhyrje të forcave të rendit me gaz lotsjellës dhe ujë me presion.

Djegia e stolave dhe zjarri i raportuar në Ministrinë e Arsimit shënojnë një tjetër episod të dëmtimit të pronës publike gjatë protestës, ndërsa tymi i dendur vijon të mbulojë qendrën e kryeqytetit. 4 ORE ME PARE Protesta e studentëve, shkon në 20 numri i personave të shoqëruar nga policia Tensione dhe përplasje mes studentëve protestues dhe forcave të policisë janë regjistruar gjatë tubimit para Ministrisë së Arsimit, ku të rinjtë kanë kundërshtuar ndërhyrjen e efektivëve duke hedhur gurë në drejtim të tyre.

Situata është përshkallëzuar, ndërsa policia ka përdorur ujëhedhëse dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Megjithatë, studentët nuk janë tërhequr, duke vijuar qëndresën në sheshin përpara ministrisë.

Ndërkohë, policia ka ndërhyrë për të vënë situatën nën kontroll, duke shoqëruar deri më tani 20 të rinj në lidhje me incidentet e ndodhura gjatë protestës.

Pavarësisht ndërhyrjes së forcave të rendit, situata mbetet e tensionuar, ndërsa protestuesit vijojnë të qëndrojnë në zonën përpara Ministrisë së Arsimit.

Protestuesit kanë ngritur gjithashtu barrikada në mes të Rrugës së Durrësit, duke bllokuar qarkullimin dhe duke refuzuar të largohen nga zona.

Më herët, gjatë protestës, janë regjistruar edhe incidente me zjarrvënie në godinën e Ministrisë së Arsimit dhe në një objekt në pronësi të një biznesi privat. 4 ORE ME PARE "Edi Rama të q*fsha ropt"/ Policia ndërhyn me ujë me presion, protestuesit shpërthejnë në sharje Vijon rezistenca Forcat e policisë po përdorin autobotët e ujit për të shpërndarë turmën, ndërsa protestuesit reagojnë me thirrje fyese ndaj efektivëve. Situata mbetet e tensionuar në ditën e dytë të protestës studentore. Situata është tensionuar sërish te Ministria e Arsimit, ku forcat e policisë po përdorin ujë me presion për të shpërndarë protestuesit dhe për t'i larguar nga zona e përplasjeve.

Ndërhyrja e policisë ka shkaktuar reagime të ashpra nga turma, e cila u është përgjigjur efektivëve me sharje dhe thirrje fyese.

“Ju qi*sha motrat”, "Edi Rama të qi*fsha ropt" janë thirrjet që dëgjohen nga protestuesit në drejtim të forcave të rendit, ndërsa autobotët vijojnë të hedhin ujë me presion.

Tensionet vijnë pas disa orësh përplasjesh gjatë ditës së dytë të protestës studentore, e cila është shoqëruar me hedhje gurësh, zjarre dhe ndërhyrje të vazhdueshme policore.

Më herët, Rruga e Durrësit është kthyer në një nga pikat më të tensionuara të protestës, ku janë regjistruar dëmtime të objekteve dhe djegie të materialeve në rrugë.

Pavarësisht ndërhyrjes me ujë me presion, protestuesit vijojnë të qëndrojnë në rrugë, ndërsa situata mbetet e tensionuar.

Ende nuk ka një bilanc të konfirmuar të personave të lënduar nga përplasjet e fundit. 4 ORE ME PARE Policia paralajmëron protestuesit: Distancohuni nga dhuna, rrezikoni deri në 7 vite burg Policia e Shtetit ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet në Rrugën e Durrësit, pranë Ministrisë së Arsimit, ku janë regjistruar përplasje mes demonstruesve dhe forcave të rendit. Ajo u bën thirrje pjesëmarrësve në tubim të distancohen menjëherë nga aktet e dhunës dhe personat që sulmojnë punonjësit e policisë apo shkatërrojnë pronën publike dhe private.

Në reagimin zyrtar, Policia kërkon vetëpërmbajtje dhe paralajmëron se çdo individ që përfshihet në veprime të dhunshme do të mbajë përgjegjësi personale përpara ligjit.

Sipas Policisë së Shtetit, Kodi Penal parashikon dënime deri në 7 vite burgim për vepra të caktuara që lidhen me dhunën dhe shkatërrimin e pronës me zjarr, në varësi të rrethanave dhe pasojave.

Autoritetet theksojnë se zjarrvëniet dhe sulmet ndaj efektivëve përbëjnë rrezik për jetën e qytetarëve dhe sigurinë publike, ndërsa u kërkojnë protestuesve të mos lejojnë që tubimi të përdoret për veprime të paligjshme.

Në reagim, thuhet gjithashtu se e drejta për të protestuar është e garantuar, por aktet e dhunës dhe shkatërrimi i pronës nuk mund të justifikohen në kuadër të saj. "Nisur nga përshkallëzimi i dhunës ndaj punonjësve të Policisë dhe shkatërrimi me zjarr i pronës publike dhe private, Policia e Shtetit iu bën thirrje të përsëritura dhe të forta të gjithë pjesëmarrësve në tubim, të ruajnë vetëpërmbajtjen dhe qetësinë, si dhe të distancohen menjëherë dhe në mënyrë të qartë, nga personat që kryejnë akte dhune, djegie dhe sulme ndaj punonjësve të Policisë.

Policia e Shtetit kërkon që çdo pjesëmarrës të mos bëhet pjesë, të mos mbështesë dhe të mos lejojë që tubimi të përdoret si mbulesë për akte të dhunshme dhe shkatërruese. Çdo person që ushtron dhunë, djeg apo shkatërron pronën, ose sulmon punonjësit e Policisë, mban përgjegjësi individuale dhe do të përballet me ligjin, në përputhje me veprën e kryer.

Kodi Penal parashikon dënime deri në 7 vjet burgim për vepra të caktuara që lidhen me dhunën dhe shkatërrimin e pronës me zjarr, në varësi të rrethanave dhe pasojave të shkaktuara.

Veprimet e dhunshme dhe shkatërrimi i pronës me zjarr rrezikojnë drejtpërdrejt jetën e qytetarëve, si dhe pronën publike dhe private.

Distancohuni menjëherë nga dhuna, largohuni nga personat që kryejnë akte të dhunshme dhe mos u përfshini në veprime që rrezikojnë jetën e njerëzve! Ruajtja e qetësisë dhe e sigurisë është përgjegjësi e gjithsecilit.

E drejta për të protestuar është e garantuar, por dhuna dhe shkatërrimi nuk janë pjesë e saj. Çdo shkelje e ligjit do të trajtohet me vendosmëri dhe çdo individ do të mbajë përgjegjësi për veprimet e tij", njoftoi policia. 5 ORE ME PARE Protesta te Ministria e Arsimit, kryepolici Skënder Hita zbret në terren Kryepolici Skënder Hita zbret në terren Kreu i Policisë së Shtetit, Skëndër Hita ka mbërritur në terren krah të efektivëve në zonën pranë ministrisë, ndërsa vijon aksioni për zmbrapsjen e protestuesve.

Godina e Ministrisë së Arsimit është sulmuar me molotov nga protestuesit, duke shkaktuar zjarre në katin e parë dhe të dytë.

Protestuesit bërtisnin në kor “Digje! Digje!”, teksa ndaj godinës hidheshin lëndë plasëse.

Pas disa minutash, forcat e policisë ndërhynë duke larguar demonstruesit dhe duke u vënë në lëvizje për të shuar zjarrin.

Ditën e sotme ditën e sotme e gjithë 'Rruga e Durrësit' është shndërruar në një arenë përplasjeje mes studentëve protestues dhe policëve, për të dytën ditë radhazi tashmë.

Më parë tubuesit shkatërruan degën e një banke të nivelit të dytë aty pranë, duke thyer derën kryesore dhe duke nxjerrë dokumente nga raftet.

Deri tani nuk ka njoftim zyrtar nga ana e policisë për persona të arrestuar, por gjatë ditës ka pasur shoqërime. Të mërkurën protestuesve iu bashkuan studentë nga Universiteti i Mjekësisë, Fakulteti i Shkencave të Natyrës dhe gjimnazistë.

Një ditë më parë disa persona mbetën të lënduar nga përplasjet, ndërsa Policia e Tiranës njoftoi se ka arrestuar 16 persona dhe ka proceduar penalisht 49 të tjerë. 5 ORE ME PARE Tensione te Ministria e Arsimit, policia largon gazetarët dhe operatorët jashtë kordonit, shtohen forcat e rendit Policia largon gazetarët dhe operatorët jashtë kordonit Situata përpara Ministrisë së Arsimit në Tiranë është tensionuar më tej, ndërsa forcat e policisë kanë larguar gazetarët dhe operatorët që po transmetonin drejtpërdrejt protestën. Ndërhyrja vjen pas zjarrit që përfshiu katin e parë të godinës së ministrisë gjatë tubimit të studentëve.

Efektivët e policisë u kanë kërkuar përfaqësuesve të mediave të tërhiqen përtej perimetrit të sigurisë, duke përsëritur thirrjet “Largohuni, largohuni!”.

Gjatë ndërhyrjes, punonjësit e policisë kanë shtyrë operatorët dhe gazetarët, duke i detyruar të largohen nga pozicionet ku po ndiqnin dhe transmetonin zhvillimet e protestës.

Në të njëjtën kohë, efektivët kanë nisur të godasin në drejtim të protestuesve, ndërsa në zonë dëgjohen sirenat e automjeteve të tjera të policisë që kanë mbërritur pranë Ministrisë së Arsimit.

Mbërritja e forcave shtesë ka rritur praninë policore rreth institucionit, ku pak minuta më parëmë herët studentët i vunë flakën pjesës së katit të parë të godinës.

Ndërkohë, gazetarët dhe operatorët janë detyruar të qëndrojnë në anën tjetër të kordonit policor, teksa tensionet mes protestuesve dhe forcave të rendit vijojnë. 5 ORE ME PARE Studentët i vënë zjarrin Ministrisë së Arsimit Momenti kur mori flakë Ministria e Arsimit Vijon kaosi përpara Ministrisë së Arsimit, ku protesta e studentëve ka përshkallëzuar në përplasje me policinë. Një grup protestuesish ka hyrë në katin e parë të institucionit dhe i ka vënë zjarrin godinës, ndërsa policia ka ndërhyrë me gaz lotsjellës për t'i larguar dhe për të marrë kontrollin e ambienteve. Protesta e studentëve përpara Ministrisë së Arsimit ka marrë një tjetër rrjedhë, pasi një grup protestuesish ka hyrë në katin e parë të godinës dhe u ka vënë zjarrin godinës.

Policia ka ndërhyrë me gaz lotsjellës për të larguar protestuesit dhe për të marrë kontrollin e godinës.

Protesta studentore para ministrisë së Arsimit është shoqëruar me përplasje të vazhdueshme mes protestuesve dhe forcave të rendit. Deri më tani, janë kryer disa shoqërime, ndërsa katër persona dhe një efektiv policie kanë marrë ndihmë mjekësore në QSUT dhe në Spitalin e Traumës, pasi kanë pësuar lëndime.

Kujtojmë që edhe ditën e djeshme, protestuesit u futën në bashkinë e Tiranës, duke hedhur aty flakadanë. 5 ORE ME PARE Përplasjet në protestë, reagon Ministria e Shëndetësisë: Asnjë humbje jete në strukturat spitalore Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka reaguar lidhur me gjendjen shëndetësore të personave që iu drejtuan spitaleve pas protestës, duke konfirmuar se nuk ka pasur humbje jete dhe se të lënduarit po marrin kujdesin e nevojshëm mjekësor.

Në njoftimin zyrtar, ministria ka hedhur poshtë pretendimet për viktima, duke theksuar se strukturat spitalore kanë ofruar asistencë për të gjithë personat e paraqitur pas tensioneve gjatë protestës.

“Asnjë humbje jete në strukturat spitalore. Përkujdesje shëndetësore maksimale për çdo të lënduar”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Sipas të dhënave të bëra publike, në Spitalin Universitar të Traumës është paraqitur një protestues, i cili po kryen ekzaminimet mjekësore. Ai raportohet në gjendje të mirë shëndetësore dhe është koshient.

Në të njëjtin spital ka marrë ndihmë mjekësore edhe një efektiv policie. Pas trajtimit të nevojshëm, efektivi është larguar me këshillën e mjekut.

Ndërkohë, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” janë paraqitur tre protestues me dëmtime të lehta. Dy prej tyre janë larguar pas marrjes së trajtimit mjekësor, ndërsa i treti vijon të jetë nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se po monitoron situatën në koordinim me strukturat përkatëse dhe se do të informojë publikun për çdo zhvillim të ri lidhur me gjendjen e personave të lënduar gjatë protestës. 5 ORE ME PARE Gurë drejt autoboteve me ujë, policia përgjigjet me gaz lotsjellës: 9 persona të shoqëruar Policia e Shtetit ka hedhur sërish gaz lotsjellës gjatë protestës studentore përpara Ministrisë së Arsimit në Tiranë, ndërsa nëntë persona janë shoqëruar pas tensioneve dhe përplasjeve me efektivët.

Situata vijon të përshkallëzohet, ku të rinjtë kanë vijuar thirrjet kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke kërkuar dorëheqjen e tij. Po ashtu ata kanë hedhur gurë drejt autoboteve me ujë.

Ndërkohë, një tjetër zhvillim ka qenë largimi i deputetëve të Partisë Demokratike nga tubimi. Studentët nuk kanë pranuar praninë e përfaqësuesve të opozitës, duke u kërkuar të qëndrojnë larg lëvizjes së tyre.

Ky qëndrim përputhet me mesazhin që protestuesit kanë përcjellë gjatë ditës, se revolta është antipartiake dhe nuk përfaqëson asnjë forcë politike.

Pavarësisht distancimit nga partitë, pjesëmarrësit kanë vijuar thirrjet “Rama jep dorëheqjen”, duke e drejtuar kundërshtimin e tyre ndaj kreut të qeverisë. 6 ORE ME PARE Studentët përzënë deputetët e PD-së nga tubimi, lagin me ujë Edi Palokën Protestuesit largojnë deputetëtë e PD-së nga tubimi “Rama në burg, Berisha në burg!”. Me këto thirrje e kanë pritur studentët deputetin e PD-së, Edi Paloka, ndërsa më pas e kanë detyruar atë që të largohet. “Ik, ik”, ‘Deputetë të krimit!”, dëgjohen në video të rinjtë protestues teksa e lagin me ujë. Prania e disa deputetëve të Partisë Demokratike në protestën përpara Ministrisë së Arsimit në Tiranë nuk është pritur mirë nga një pjesë e protestuesve, të cilët u kanë kërkuar përfaqësuesve të opozitës të largohen.

“Rama në burg, Berisha në burg!”. Me këto thirrje e kanë pritur studentët deputetin e PD-së, Edi Paloka, ndërsa më pas e kanë detyruar atë që të largohet. “Ik, ik”, ‘Deputetë të krimit!”, dëgjohen në video të rinjtë protestues teksa e lagin me ujë.

Mes politikanëve që janë përballur me reagimin e protestuesve kanë qenë Belind Këlliçi dhe Eno Bozdo. Të rinjtë nuk kanë pranuar praninë e tyre në tubim dhe u kanë kërkuar të largohen nga zona ku po zhvillohet protesta.

Pas largimit të përfaqësuesve të PD-së, protestuesit kanë vijuar tubimin përpara Ministrisë së Arsimit, ku janë regjistruar sërish përplasje me forcat e policisë. Protesta e studentëve nisi më herët se orari i paralajmëruar prej orës 14:00, me pjesëmarrjen e të rinjve nga disa fakultete të Tiranës. Studentët janë mbledhur përpara Ministrisë së Arsimit për të shprehur pakënaqësitë lidhur me kushtet në universitete, tarifat e shkollimit, vështirësitë ekonomike dhe mundësitë e punësimit pas diplomimit.

Gjatë tubimit janë regjistruar tensione mes protestuesve dhe forcave të rendit. Policia ka përdorur autobotin e ujit për të shpërndarë turmën, ndërsa protestuesit janë rikthyer më pas pranë ministrisë. Gjatë protestës janë hedhur mjete piroteknike dhe bomba molotov në drejtim të godinës.

Ndërkohë, largimi i përfaqësuesve të PD-së është shoqëruar me thirrje kundër drejtuesve të të dyja forcave kryesore politike, ndërsa studentët kanë vijuar protestën përpara Ministrisë së Arsimit. 6 ORE ME PARE Përshkallëzohet protesta, studentët u vënë flakën tabelave të reklamave Foto ilustruese Vijon protesta studentore në Tiranë, ndërsa situata është përshkallëzuar. Gjatë tubimit, studentët u kanë vënë flakën tabelave të reklamave, ndërsa forcat e Policisë së Shtetit kanë ndërhyrë me ujë me kimikate dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit.

Të rinjtë kanë vijuar thirrjet kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke kërkuar dorëheqjen e tij.

“Rama jep dorëheqjen”, kanë brohoritur protestuesit, ndërsa tensionet mes tyre dhe forcave të policisë kanë vijuar edhe gjatë ditës së dytë të revoltës.

Ndërkohë, policia ka përdorur sërish ujë me kimikate në drejtim të protestuesve, ndërsa më herët kishte ndërhyrë edhe me gaz lotsjellës.

Këto zhvillime vijnë pas reagimit të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, i cili ka shprehur shqetësim për përshkallëzimin e dhunës gjatë protestave. Nga ana tjetër, studentët kanë deklaruar se protesta e tyre është antipartiake dhe se nuk pranojnë ndërhyrjen e forcave politike në organizimin e lëvizjes.

Ata kanë bërë thirrje për bojkotimin e mësimit dhe për pjesëmarrjen e studentëve të fakulteteve të tjera, duke kërkuar që institucionet të reagojnë ndaj kërkesave të tyre. 6 ORE ME PARE Studentët mesazh të qartë partive që tentojnë të bëjnë pis revoltën: Qëndroni larg! Foto ilustruese Studentët kanë paralajmëruar partitë politike të mos ndërhyjnë në revoltën e tyre, duke theksuar se protesta nuk ka asnjë lidhje me subjektet partiake, por është tyre Studentët kanë dhënë një mesazh të qartë për partitë politike që tentojnë të përfitojnë nga revolta studentore dhe ta përdorin atë për interesat e tyre, duke kërkuar që të qëndrojnë larg protestës.

Në ditën e dytë të tubimit përpara Ministrisë së Arsimit në Tiranë, studentët kanë theksuar se lëvizja e tyre nuk përfaqëson asnjë forcë politike dhe se nuk do të pranojnë ndërhyrjen e partive në organizimin e protestës.

Studentja Megi Pelivanaj ka deklaruar se protesta është antipartiake dhe se subjektet politike duhet t'u lënë hapësirë studentëve dhe qytetarëve të kërkojnë të drejtat e tyre.

"Kjo protestë është antipartiake", është shprehur Pelivanaj, duke përcjellë qëndrimin kundër përfshirjes së partive politike në lëvizjen studentore. Mesazhi vjen në një moment kur protesta ka hyrë në ditën e dytë, ndërsa studentët kërkojnë përmirësimin e kushteve në universitete dhe ndryshime në arsimin e lartë. 6 ORE ME PARE Përshkallëzohet protesta, studentët afrohen sërish te Ministria e Arsimit: Poshtë diktatura Përshkallëzohet protesta, studentët afrohen sërish te Ministria e Arsimit Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit është përshkallëzuar sërish, me studentët që vijojnë me goditjen e policisë me sende të forta.

Policia pas disa aksioneve të vogla me shoqërime dhe ujëhedhëse, hodhi edhe gaza lotsjellës. Studentët u spostuan pak nga Ministria e Arsimit teksa më pas u kthyen sërish me kore kundër qeverisë dhe kryeministrit Rama.

Studentët kanë tentuar sërish që me kangjellat e trotuareve të bllokojnë rrugën, për të penguar kalimin e autobotit me ujë, për të shpërndarë protestuesit.

Prej orës 11:30 studentë dhe qytetarë, të cilët u janë bashkuar, protestojnë përpara godinës së Ministrisë së Arsimit, ku hedhin gurë dhe sende të forta.

Ditën e sotme, edhe pse ka forca të shumta policie, ndërhyrja e tyre është më e pakët krahasuar me ditën e djeshme, ku dhe pati akte dhunë.

Ndërkohë në një reagim, zyra e BE shpreh shqetësim për situatën e krijuar dhe pretendimet për përdorim të tepruar të forcës nga Policia ndaj protestuesve dhe gazetarëve.

Delegacioni i BE-së thekson se liria e tubimit dhe e shprehjes janë të drejta themelore dhe vlera thelbësore evropiane, të cilat duhet të respektohen dhe të ushtrohen në mënyrë paqësore.

“Ne shprehim shqetësim në lidhje me përshkallëzimin e dhunshëm të protestës në Tiranë. Liria e tubimit dhe e shprehjes janë të drejta themelore dhe vlera thelbësore evropiane. Ato duhet të respektohen dhe të ushtrohen në mënyrë paqësore. Ne jemi në dijeni të pretendimeve për përdorim të tepruar të dhunës nga policia ndaj protestuesve dhe gazetarëve.Presim që veprimet e policisë të jenë proporcionale dhe të respektojnë të drejtat themelore, siç edhe presim që këto raste të hetohen me përparësi”, thote zyra e BE. 6 ORE ME PARE Plagoset me sende të forta në kokë një protestues, kërkohet ndërhyrja e ambulancës Pamje nga protesta Një person ka mbetur i plagosur gjatë protestës së studentëve që po zhvillohet përpara Ministrisë së Arsimit në Tiranë. Sipas raportimeve, protestuesi ka pësuar dëmtime në kokë nga sende të forta.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se protestuesi është lënduar në kokë gjatë tubimit, i cili është shoqëruar me tensione dhe përplasje.

Pas incidentit, në vendngjarje është kërkuar prania e ambulancës për t'i ofruar të plagosurit ndihmën e nevojshme mjekësore.

Ndërkohë, situata përpara Ministrisë së Arsimit vijon të mbetet e tensionuar, teksa protesta studentore vazhdon. 6 ORE ME PARE Revoltë dhe kaos nga protesta studentore, vjen reagimi i parë nga BE Ambasadorja e BE Sofia Moreira de Sousa Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë ka shprehur shqetësim për përshkallëzimin e dhunshëm të protestës së studentëve. Delegacioni bën thirrje për ulje tensionesh dhe të mos përdoret dhunë. Në reagim shprehet se dialogu konstruktiv ndërmjet të gjithë aktorëve të përfshirë është e vetmja rrugë përpara.

"Ne shprehim shqetësim në lidhje me përshkallëzimin e dhunshëm të protestës në Tiranë.

Liria e tubimit dhe e shprehjes janë të drejta themelore dhe vlera thelbësore evropiane. Ato duhet të respektohen dhe të ushtrohen në mënyrë paqësore.

Ne jemi në dijeni të pretendimeve për përdorim të tepruar të dhunës nga policia ndaj protestuesve dhe gazetarëve.

Presim që veprimet e policisë të jenë proporcionale dhe të respektojnë të drejtat themelore, siç edhe presim që këto raste të hetohen me përparësi.

Inkurajojmë të gjitha palët të ulin tensionet.

Dialogu konstruktiv ndërmjet të gjithë aktorëve të përfshirë është e vetmja rrugë përpara."-thuhet në reagim. 6 ORE ME PARE "Nëse Zoti është me ne, kush është kundër nesh?”/ Mesazhi i studentit: Jetesa është e papërballueshme Protestuesi Një prej studentëve që i është bashkuar protestës në Tiranë ka folur për vështirësitë ekonomike me të cilat përballen të rinjtë dhe familjet e tyre, duke theksuar se tubimi nuk lidhet vetëm me kërkesat për arsimin, por edhe me kushtet e jetesës.

Gjatë protestës përpara Ministrisë së Arsimit, një student ka shpjeguar arsyet që e kanë shtyrë të dalë në rrugë, duke iu përgjigjur edhe atyre që vënë në dyshim nëse të rinjtë kanë kërkesa konkrete.

Sipas tij, pakënaqësia e studentëve lidhet me vështirësitë e përditshme ekonomike, por edhe me sakrificat që prindërit e tyre kanë bërë ndër vite për t'u siguruar një të ardhme më të mirë.

Ai u ndal veçanërisht te kostoja e jetesës, duke theksuar se të ardhurat nga një punë e vetme shpesh nuk mjaftojnë për të përballuar shpenzimet bazë.

“Ndoshta shumë mund të thonë studentët nuk ka në kërkesa konkrete. Por ne po protestojmë për gjithçka që kanë hequr prindërit tanë.

Për ne jetesa është bërë e pa përballueshme, duhen 2 punë sepse është e vështirë të jetohet me një rrogë.

Nëse Zoti është me ne kush është kundër nesh?”, u shpreh studenti. 7 ORE ME PARE Policia i shpërndau me ujë, studentët rikthehen dhe hedhin molotov drejt Ministrisë së Arsimit Studentet hedhin molotov Situata përpara Ministrisë së Arsimit në Tiranë vijon të jetë e tensionuar. Pavarësisht ndërhyrjes së policisë me autobotin e ujit për të shpërndarë turmën, protestuesit janë rikthyer sërish pranë institucionit, ku kanë hedhur bomba molotov në drejtim të godinës.

Më herët, protestuesit kishin vendosur kangjella metalike në mes të rrugës, duke krijuar barrikada për të penguar lëvizjen e autobotit të policisë. Gjatë tubimit janë hedhur gjithashtu mjete piroteknike dhe sende të forta në drejtim të godinës së ministrisë.

Protesta e sotme nisi përpara orarit të paralajmëruar, orës 14:00, me pjesëmarrjen e studentëve nga disa fakultete të Universitetit të Tiranës dhe institucione të tjera të arsimit të lartë. 7 ORE ME PARE Protesta e studentëve në Tiranë merr vëmendjen ndërkombëtare, Reuters transmeton drejtpërdrejt tubimin Protesta studentore Protesta e studentëve në kryeqytet ka tërhequr vëmendjen e medias ndërkombëtare. Agjencia Reuters ka nisur transmetimin e drejtpërdrejtë nga ambientet përpara Ministrisë së Arsimit, ku të rinjtë janë grumbulluar për të shprehur pakënaqësitë e tyre lidhur me sistemin universitar dhe mundësitë që u ofrohen pas diplomimit.

Në përshkrimin që shoqëron transmetimin, Reuters evidenton disa prej shqetësimeve të studentëve, duke përfshirë kushtet e studimit, tarifat universitare, mbështetjen financiare dhe perspektivat e punësimit.

“Studentët shqiptarë mblidhen jashtë Ministrisë së Arsimit në Tiranë për të protestuar kundër kushteve të universitetit, tarifave të shkollimit, mbështetjes financiare dhe perspektivave të punësimit pas diplomimit”, shkruan Reuters.

Transmetimi i agjencisë ndërkombëtare e vendos protestën e studentëve shqiptarë në vëmendjen e një audience më të gjerë, ndërsa të rinjtë vijojnë të kërkojnë përmirësimin e kushteve në arsimin e lartë dhe më shumë mundësi për të ardhmen e tyre profesionale.

Shënim: Linku i trasmetimit të protestës nga Reuters është këtu. protesta Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen LIVE UPDATES Minutë pas minute/ "Shpërthen" revolucioni studentor, mijëra persona në këmbë kundër kastës politike 14 Tetor 2026, 11:4711:47LIVE UPDATES Shpërthen revolta e studentëve, tensione dhe përplasje te Ministria e Arsimit; ndërhyn policia, 23 të shoqëruar 13 Tetor 2026, 14:5014:50LIVE UPDATES Tym, flakë dhe gaz: Kosova sërish në vorbullën e krizës 5 Tetor 2026, 22:0022:00LIVE UPDATES “Të Pashoq”/ Historia "Vlora-Gysi" dhe fati i Edi Ramës! 30 Shtator 2026, 21:2521:25LIVE UPDATES Ursula Von der Leyen pritet me protesta, tensione dhe përplasje para Kryeministrisë 30 Shtator 2026, 17:5617:56LIVE UPDATES "Të Pashoq": Pas Vlorës e Gysit, e ka radhën Rama! SPAK i detyruar nga partnerët! 23 Shtator 2026, 21:3221:32LIVE UPDATES