Tensionet në Tiranë vijojnë, ndërsa protestuesit kanë shënjestruar bizneset që ndodhen në katet e poshtme të kullave përballë Kryeministrisë. Sulmet vijnë pas përplasjeve me policinë, zjarreve dhe dëmtimeve të regjistruara në disa institucione shtetërore. Një tjetër incident i rëndë është regjistruar gjatë protestës studentore në Tiranë, ku protestuesit kanë sulmuar dhe u kanë vënë flakën bizneseve që ndodhen te kullat përballë Kryeministrisë.
Flakët kanë përfshirë ambientet tregtare në pjesën e poshtme të ndërtesave, duke krijuar rrezik të madh për përhapjen e zjarrit në hapësirat e tjera të godinave.
Vendndodhja e bizneseve në katet e poshtme të kullave e bën situatën veçanërisht shqetësuese, për shkak të mundësisë që flakët të përhapen në pjesët e sipërme të ndërtesave.
Sulmi ndaj bizneseve vjen pas përplasjeve të ashpra përpara Kryeministrisë, ku demonstruesit kanë hedhur gurë dhe sende të forta, ndërsa policia është përgjigjur me gaz lotsjellës dhe ujë me presion. Më herët, protestuesit kanë depërtuar brenda rrethimit të Kryeministrisë, ku pemët janë përfshirë nga një zjarr që ka marrë përmasa të mëdha.
Incidente të ngjashme janë regjistruar edhe te Piramida, ku janë thyer xhamat e bizneseve në katin e parë dhe janë ndezur zjarre, ndërsa flakët kanë përfshirë tabelat reklamuese.
Gjatë protestës janë sulmuar gjithashtu disa institucione shtetërore. Në Ministrinë e Ekonomisë dhe Inovacionit, demonstruesit kanë hyrë me forcë dhe kanë nxjerrë objekte për t'i djegur. Zjarr është regjistruar edhe në katin e parë të Ministrisë së Financave dhe në hollin e Kryesisë së Kuvendit.
Ndërkohë, zjarri i ndezur te bizneset përballë Kryeministrisë përbën një rrezik të veçantë për shkak të afërsisë së ambienteve tregtare me pjesët e tjera të kullave.
Ende nuk ka të dhëna të konfirmuara për persona të lënduar apo përmasat e dëmeve të shkaktuara nga flakët. Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Protesta e dhunshme në Tiranë, Ambasada Amerikane lëshon një tjetër alarm 14 Tetor 2026, 18:3818:38Aktualitet Tirana në flakë, reagon Koçiu: Shqipëria nuk ka nevojë të digjet për të ndryshuar 14 Tetor 2026, 18:3518:35Aktualitet Kaos total në bulevard, i vihet zjarri hyrjes së Kryesisë së Kuvendit (Video) 14 Tetor 2026, 18:2118:21Aktualitet Tym dhe flakë te Piramida, digjen një motor dhe një makinë 14 Tetor 2026, 18:2018:20Aktualitet Policia shton forcat dhe autobotët, tenton shpërndarjen e protestuesve me ujë 14 Tetor 2026, 18:1018:10Aktualitet Përshkallëzohet situata në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, protestuesit mësyjnë brenda Kryesisë së Kuvendit 14 Tetor 2026, 18:0118:01Aktualitet

