Mes flakëve, një person reagon teksa goditet nga uji i një autoboti të policisë, gjatë një proteste të studentëve kundër qeverisë në Tiranë, Shqipëri, më 14 tetor 2026. Foto: Reuters, Florion Goga. Foto e ditës / Protestuesit sulmojnë, policia humbet kontrollin dhe qeveria hesht. Kriza kërkon zgjidhje politike, ndërsa dy rivalët ushqejnë kaosin për të mbajtur peng skenën... Protesta e nisur dje është kthyer tashmë në kaos. Protestuesit kanë kaluar në ofensivë, ndërsa forcat e rendit nuk po arrijnë të garantojnë rendin publik dhe sigurinë e qytetarëve. Rruga e Durrësit është djegur dhe Tirana ndodhet në një gjendje të rëndë pasigurie.
Përse po ndodh e gjithë kjo? Vetëm për shkak të politikës.
Mazhoranca e Edi Ramës, me 84 votat e saj në Kuvend, ka ngecur. Taulant Balla ankohet në Facebook dhe ia faturon të gjithë përgjegjësinë Sali Berishës.
Në të vërtetë, të dyja palët janë brenda zjarrit. Njëra derdh benzinë, tjetra ndez shkrepëse ose lejon që flakët të përhapen. Kjo lemeri që po përpin kryeqytetin është kthyer në një betejë politike, ku shfaqen edhe dyshime për ndërhyrjen e segmenteve të lidhura me interesa të huaja.
Në lojë janë largimi i Edi Ramës, avancimi i Sali Berishës dhe i pjesës tjetër të opozitës, por edhe interesat e aktorëve të jashtëm. Mes tyre, Turqia dyshohet se ka një ndikim jo të vogël në atë që po merr pamjen e një intifade tiranase.
Situata paraqet rrezik serioz. Policisë nuk mund t’i ngarkohet një peshë që më pas mund të kthehet në bumerang për shtetin. Kriza ka natyrë politike dhe kërkon zgjidhje po politike.
Edi Rama po e mban peng këtë zgjidhje. Sjellja e tij krijon përshtypjen e një loje të koordinuar me rivalin dhe njëkohësisht partnerin e tij politik, Sali Berishën, për të mbajtur nën kontroll të gjithë skenën.
Beteja e Tiranës po kthehet në fushën ku palët ndeshen dhe i flasin publikut përmes benzinës, molotovëve dhe dhunës. Synimi duket se është polarizimi i shoqërisë dhe çuarja e konfliktit deri në fije të perit.
Në këtë situatë bie në sy heshtja e qeverisë. Edi Rama nuk ka reaguar dhe nuk ka treguar se mund ta menaxhojë kaosin, megjithëse vetëm pak ditë më parë u paraqit si luani që komandon xhunglën.
Sot ishte rasti që Rama të tregonte sa i vlen lëkura si drejtues i vendit. Tirana po digjet nën këmbët e tij, ndërsa ai nuk lëviz qerpikun.
Sjellja e tij ngjan me taktikën e tokës së djegur. Krijohet përshtypja sikur bashkë me godinat kërkon të zhdukë edhe gjurmët e asaj që ka ndodhur gjatë qeverisjes së tij. Mirëpo, nëse nesër digjet Tirana, kujt dreqin i duhen qeveria, policia, Kryeministria dhe institucionet?
Kriza është politike dhe kërkon mjete politike. Këtë qëndrim kanë përcjellë edhe kancelaritë europiane. Edi Rama mund të propozojë një rrugëdalje ose të negociojë një zgjidhje.
Duket se as ai dhe as partneri i tij nuk e duan zgjidhjen. Ata kërkojnë të dalin mbi blozën e Tiranës së djegur dhe të këndojnë, si zakonisht, si gjelat majë plehut./Pamfletikush po e djeg tiranën pamfleti Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Tensionet në protestën e studentëve, Presidenti Begaj bën thirrje për qetësi: Të shmanget dhuna, të respektohet ligji 14 Tetor 2026, 17:2517:25Politike Protesta/ Balla nxjerr mesazhet: Saliu është kudo, Bylykbashi bën thirrje për ndërprerje të punës në fabrika 14 Tetor 2026, 14:1214:12Politike Rama mbledh ministrat mes tensioneve: Protestuesit e dhunshëm nuk janë studentë 14 Tetor 2026, 13:1113:11Politike Berisha thirrje qytetarëve: Lini çdo gjë dhe bashkohuni me protestën e studentëve 14 Tetor 2026, 12:5312:53Politike PD anulon mbledhjen e grupit, deputetët do të bashkohen protestës së studentëve 14 Tetor 2026, 12:2812:28Politike Protesta e studentëve, reagojnë Demokratët Europianë: Rama të marrë përgjegjësi për dhunën 14 Tetor 2026, 11:2011:20Politike

