Lajme Zone
Video/ Publikohen pamjet e aksidentit tragjik në Durrës, momenti kur makina del nga rruga
Të tjeraPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 9 burime — Krahaso mbulimin →

Video/ Publikohen pamjet e aksidentit tragjik në Durrës, momenti kur makina del nga rruga

Viktimat janë Kleo Vrioni, bashkëshortja e tij Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri.

Momenti kur makina del nga rruga Publikohet momenti i aksidentit që i mori jetën çiftit të sapomartuar dhe 15-vjeçarit... Publikohen pamjet e aksidentit tragjik të ndodhur në orët e para të mëngjesit në Manëz të Durrësit, ku humbën jetën tre persona dhe dy të tjerë mbetën të plagosur.

Viktimat janë Kleo Vrioni, bashkëshortja e tij Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri.

Të dhënat e ekspertizës kanë hedhur më shumë dritë mbi sekondat që i paraprinë përplasjes fatale.

Sipas konkluzioneve të ekspertëve, automjeti drejtohej me një shpejtësi prej rreth 114 kilometra në orë në momentet para aksidentit. Nga rindërtimi i dinamikës rezulton se, teksa ka hyrë në kthesë, drejtuesi ka humbur kontrollin e mjetit.

Fillimisht, goma e parë në anën e pasagjerit ka goditur bordurën, çka ka bërë që automjeti të humbiste më tej stabilitetin.

Pas goditjes, makina është përmbysur dhe ka vijuar të rrëshqasë e të zvarritet në rrugë për rreth 40 metra, deri në ndalimin e saj.

Pamjet dhe të dhënat e mbledhura në vendngjarje po përdoren nga ekspertët për të rindërtuar me saktësi trajektoren e automjetit dhe momentet që çuan në aksident.

Një tjetër element i rëndësishëm i ekspertizës lidhet me gjendjen e drejtuesit të mjetit. Analizat toksikologjike kanë konfirmuar se Kleo Vrioni kishte konsumuar alkool.

Më herët, nga të dhënat paraprake të hetimit ishte raportuar se automjeti mund të kishte qenë duke lëvizur me një shpejtësi prej 115 deri në 130 km/orë, ndërsa ekspertiza e mëtejshme e ka përllogaritur shpejtësinë në rreth 114 km/orë në momentet përpara humbjes së kontrollit.aksident durres Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kronike Detaje nga aksidenti tragjik në Durrës: Shoferi nën efektin e alkoolit, makina ecte me mbi 115 km/orë 19 Gusht 2026, 19:3619:36Kronike Operacion antidrogë në Spanjë dhe Portugali, kapen mbi 3.3 ton kokainë; arrestohen tre persona 19 Gusht 2026, 18:2218:22Kronike Publikohet fotoja/ Ky është Luis Mendes, 20-vjeçari portugez që u vra me thikë në Ksamil 19 Gusht 2026, 17:3717:37Kronike Aksidenti në Koman, policia jep detaje: 5 të plagosur nga përplasja e dy mjeteve lundruese 19 Gusht 2026, 17:0517:05Kronike Vrasja e 20-vjeçarit jehonë në Portugali: “Principote” çerdhe krimi, Bekim Bulica me rekorde kriminale 19 Gusht 2026, 17:0017:00Kronike Përplasen dy skafe në liqenin e Komanit, disa persona të plagosur 19 Gusht 2026, 15:4415:44Kronike