Doktori kaloi me avion oqeanin, Balliu Jr kalon me not Lanën.
Kjo është karma e Berishës. Revolucioni vërtet u nis për Ramën, por përfi duke hedhur djalin e Fahriut në Lanë.
Balliu Junior, shef i organizimit të PD, i provuar me pamje filmike si një nga orkestruesit e maskave të dhunës në 4 ditë në Tiranë, iu kthye protesta në bumerang. Abc News mëson se mbrëmjen e së premtes, dy grupe protestuesish janë përplasur me njëra-tjetrën, këta të dytët janë evidentuar si demokratë me në krye Balliun.
Shefi i organizimit të demokratëve la të vetët mes sherrit dhe u hodh në Lanë për të shpëtuar.
I lagur, qullosur dhe tallur nga protestuesit, ai kaloi anën tjetër të lumit si ballist, për t’i shpëtuar revolucionit.
Të paktën një arritje revolucioni i dhunshëm e pati.
Doktori kaloi me avion oqeanin, Balliu kaloi me not Lanën./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet klevis balliuproteste
