Lajme Zone
Studentët mbyllin në mënyrë paqësore protestën para Kryeministrisë, çfarë pritet nesër?
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Studentët mbyllin në mënyrë paqësore protestën para Kryeministrisë, çfarë pritet nesër?

Dita e katërt e protestave të studentëve dhe qytetarëve është mbyllur në mënyrë paqësore në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, pas pothuajse 12 orësh të mbushura me tensione, përplasje, gaz lotsjellës, gurë dhe akte dhune.

Studentët dhe qytetarët kanë paralajmëruar se do të rikthehen sërish ditën e nesërme, duke theksuar se nuk kanë ndërmend të tërhiqen nga kërkesat e tyre... Dita e katërt e protestave të studentëve dhe qytetarëve është mbyllur në mënyrë paqësore në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, pas pothuajse 12 orësh të mbushura me tensione, përplasje, gaz lotsjellës, gurë dhe akte dhune.

Pas një dite të gjatë dhe të trazuar, protestuesit dhe efektivët e Policisë së Shtetit arritën të ulnin tensionet, duke i hapur rrugë një marshimi paqësor drejt godinës së Kryeministrisë.

Momenti që ndryshoi rrjedhën e protestës erdhi pas një debati të gjatë mes studentëve dhe forcave të rendit. Gjatë diskutimeve, të rinjtë u përpoqën t'u sqaronin efektivëve se protesta e tyre nuk ishte e drejtuar kundër policisë, por kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, të cilin e akuzojnë për korrupsion dhe keqqeverisje.

Pas këtyre diskutimeve, policia vendosi të tërhiqte një pjesë të konsiderueshme të forcave të angazhuara në terren, përfshirë edhe automjetet ujë hedhëse. Në hyrje të Kryeministrisë mbeti vetëm një kordon policor, i vendosur në shkallët e godinës.

Kjo lëvizje mundësoi afrimin e protestuesve drejt selisë së qeverisë, ku një numër i madh qytetarësh u mblodhën duke hedhur thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Ndryshe nga orët e mëparshme, situata para Kryeministrisë mbeti e qetë për më shumë se një orë. Nuk pati përplasje të reja mes protestuesve dhe policisë, ndërsa qytetarët nisën gradualisht të largoheshin nga bulevardi, duke i dhënë fund ditës së katërt të mobilizimit.

Megjithatë, largimi nga sheshi nuk shënon përfundimin e protestave. Studentët dhe qytetarët kanë paralajmëruar se do të rikthehen sërish ditën e nesërme, duke theksuar se nuk kanë ndërmend të tërhiqen nga kërkesat e tyre.

Një ditë e shoqëruar me dhunë dhe dëmtime në disa qytete

Pavarësisht përfundimit paqësor, dita e katërt e protestave është karakterizuar nga episode të shumta dhune dhe përplasjeje me forcat e rendit. Në disa qytete të vendit janë regjistruar incidente gjatë tubimeve, ku grupe të rinjsh u kanë vënë flakën koshave të mbeturinave dhe kanë goditur me gurë e vezë godina institucionesh.

Edhe në Tiranë situata ka qenë e tensionuar gjatë një pjese të konsiderueshme të ditës. Përveç përplasjeve me policinë dhe goditjeve ndaj institucioneve, janë regjistruar zjarrvënie ndaj koshave të mbeturinave dhe tualeteve portative të vendosura në Sheshin “Skënderbej”.

Një element që ka dalluar gjatë protestës së sotme ka qenë shmangia në masë të madhe e dëmtimeve ndaj bizneseve private. Ndryshe nga incidentet e regjistruara ndaj institucioneve dhe infrastrukturës publike, subjektet private përgjatë zonave të protestës nuk janë cenuar.

Pavarësisht uljes së tensioneve në përfundim të ditës, situata mbetet e paqartë. Mungesa e një zgjidhje apo tërheqje nga ana e kreut të qeverisë e ka lënë situatën në kushte të panjohura, të cilat mund të përshkallëzojnë më tepër zemërimin qytetarë.protesta Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Protestat studentore në Tiranë, dalin nesër para gjykatës 63 të arrestuarit; pritet vendimi për masat e sigurisë 16 Tetor 2026, 22:1522:15Aktualitet Momente qetësie para Kryeministrisë, protestuesi rrëfen marrëveshjen me efektivët: Edhe ata janë shqiptarë! 16 Tetor 2026, 22:0122:01Aktualitet Protestat studentore në Shqipëri, eurodeputetja gjermane: Shkaktari është Edi Rama! BE-ja të dënojë dhunën 16 Tetor 2026, 21:4921:49Aktualitet Revolta kundër Ramës, policia lejon protestuesit të qëndrojnë para Kryeministrisë (Video) 16 Tetor 2026, 21:4021:40Aktualitet Përfshihet nga flakët Bashkia e Shkodrës, persona të maskuar sulmojnë godinën me molotov 16 Tetor 2026, 21:3721:37Aktualitet Protestuesit përzënë deputetët e PD-së, Klevis Balliu futet në Lanë për tu larguar nga turma! (Video) 16 Tetor 2026, 21:2221:22Aktualitet