Totalitarizmi modern e justifikon detyrimin me pretendimin se e di më mirë se individi çfarë dëshiron ai në të vërtetë... Ndryshe nga autoritarizmi tradicional, që mbështetet te urdhrat dhe detyrimi i hapur, autoritarizmi modern mund të ushtrojë kontroll përmes mirësjelljes, afërsisë emocionale dhe iluzionit të zgjedhjes së lirë. Rreziku, qëndron te përpjekja për të kontrolluar jo vetëm veprimet e individit, por edhe dëshirat dhe ndjenjat e tij.
Nuk ka asgjë të keqe që shefi juaj t’ju trajton mirë. Problemi qëndron te fakti nëse kjo jo vetëm që mbulon marrëdhënien aktuale të pushtetit, por e bën atë edhe më të padepërtueshme. Nëse keni një shef që drejton me metodën e vjetër; që ju bërtet, duke ushtruar autoritet të plotë brutal. Në një farë mënyre është shumë më e lehtë të rebelohesh sesa të kesh një shef miqësor që ju përqafon. Kjo pasi në rastin e fundit është pothuajse e pahijshme dhe e pamundur të protestosh për padrejtësitë që të bëhen.
Pra, kur pushteti shfaqet hapur si imponim, individi e ka më të lehtë ta identifikojë dhe ta kundërshtojë. Por kur pushteti paraqitet si kujdes, mirëkuptim dhe miqësi, kundërshtimi mund të interpretohet si mosmirënjohje. Por ka edhe një shembull tjetër për të kuptuar idenë. Imagjinoni, unë jam një djalë i vogël. Është pasdite e diel. Babai im do që unë të vizitoj gjyshen. Le të themi se babai im është një autoritar tradicional. Çfarë do të bënte ai?
Ai ndoshta do të më thoshte diçka si: "Nuk më intereson fare si ndihesh; e ke për detyrë ta vizitosh gjyshen. Ji i sjellshëm me të e kështu me radhë." Ky është një urdhër i qartë.
Nuk ka asgjë të keqe me këtë, sepse ende mund të rebelohesh lidhur me këtë urdhër në bazë të dëshirës.
Por çfarë do të bënte i ashtuquajturi baba postmodern jo-autoritar? Unë e di sepse e kam përjetuar. Ai do të më thoshte diçka të tillë: "E di sa shumë të do gjyshja jote, por megjithatë nuk po të detyroj ta vizitosh. Po ke dëshirë ta vizitosh atë mund ta bësh”.
Tani çdo fëmijë e di se nën pamjen e zgjedhjes së lirë fshihet një presion shumë më i fortë në këtë mesazh të dytë. Sepse në thelb babai yt jo vetëm që po të thotë se duhet ta vizitosh gjyshen, por se duhet edhe ti ta duash ta vizitosh duke të imponuar një mendim që mbase nuk e ke. Madje ai po të thotë se si duhet të ndihesh për këtë rast. Është një rend shumë më i fortë. Dhe mendoj se kjo është pothuajse një paradigmë e autoritetit modern lejues.
Kjo është arsyeja pse formula e totalitarizmit nuk është thjeshtë; nuk më intereson çfarë mendon ti; bëje çfarë të them. Ky është autoritarizmi tradicional.
Formula moderne totalitare është; unë e di më mirë se ti se çfarë dëshiron vërtet dhe mund të duket sikur po të detyroj ta bësh, por në të vërtetë po të bëj të bësh atë që dëshiron pa e ditur plotësisht se çfarë dëshiron. Pra, në këtë kuptim po, jam i tmerruar nga kjo formë e totalitarizmit modern që përdoret gjerësisht sot.
Në thelb pushteti nuk bëhet domosdoshmërisht më i dobët kur heq dorë nga urdhrat, kërcënimet dhe sjellja brutale. Në disa rrethana, ai mund të bëhet më i vështirë për t'u identifikuar dhe kundërshtuar, pikërisht sepse paraqitet si mirëkuptim, dashamirësi dhe respekt për zgjedhjen individuale.totalitarizmi modern Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Forum Edi Rama duhet të japë dorëheqjen! 16 Tetor 2026, 20:1320:13Forum Fatura e djegies së Tiranës 16 Tetor 2026, 19:3319:33Forum Sot është turp të jesh socialist! 16 Tetor 2026, 17:5917:59Forum Dhëndri legen i vjehrrit vampir 16 Tetor 2026, 14:4414:44Forum Sa vlen një polic dhe sa vlen një huligan? 16 Tetor 2026, 14:2514:25Forum Ish-ministrja socialiste mesazh Ramës: Kërkesa për largim nuk mund të shpërfillet, jepi zgjidhje krizës 16 Tetor 2026, 12:4012:40Forum

