Lajme Zone
Protesta në Tiranë, mbyllet Ambasada e Izraelit
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Protesta në Tiranë, mbyllet Ambasada e Izraelit

Përmes një njoftimi zyrtar, ambasada bën të ditur se rifillimi i aktivitetit do të varet nga zhvillimet e mëtejshme, ndërsa për rastet urgjente konsullore qytetarët mund të kontaktojnë numrin e emergjencës.

Ambasada e Izraelit Përmes një njoftimi zyrtar, ambasada bën të ditur se rifillimi i aktivitetit do të varet nga zhvillimet e mëtejshme. Ambasada e Izraelit në Tiranë ka njoftuar mbylljen e përkohshme të aktivitetit të saj për shkak të protestave që po zhvillohen në kryeqytet.

Përmes një njoftimi zyrtar, ambasada bën të ditur se rifillimi i aktivitetit do të varet nga zhvillimet e mëtejshme, ndërsa për rastet urgjente konsullore qytetarët mund të kontaktojnë numrin e emergjencës.

"Për shkak të zhvillimeve të fundit, Ambasada e Izraelit në Tiranë është aktualisht e mbyllur. Rihapja e Ambasadës do të varet nga mënyra se si do të zhvillohet situata.

Për çështje urgjente konsullore, ju lutemi të kontaktoni numrin e telefonit të emergjencës së Ambasadës.

Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe do t’ju informojmë për çdo zhvillim të mëtejshëm, sipas nevojës", thuhet në njoftimin e ambasadës. Por ndërkohë vetëm pak orë pas publikimit, Ambasada ka fshirë njoftimin nga faqja zyrtare e ambasadës në "Facebook". Ambasada Izraelite fshin njoftimin Mbyllja e ambasadës vjen në një kohë kur protestat e studentëve dhe gjimnazistëve kanë hyrë në ditën e katërt, duke u shoqëruar me tensione dhe incidente në disa zona të kryeqytetit.

Protestat kanë nisur me bojkotimin e mësimit nga studentët dhe gjimnazistët, të cilët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Tubimet janë përhapur edhe në qytete të tjera të vendit.mbyllet ambasada e izraelit Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Protesta shtrihet edhe në Dibër, sulmojnë makinën e policisë; nisin shoqërimet 16 Tetor 2026, 13:1013:10Aktualitet Zgjat shumë pak 'pakti' mes policisë dhe studentëve, hidhet gaz lotsjellës dhe ujë me presion në Rrugën e Durrësit 16 Tetor 2026, 13:1113:11Aktualitet Protesta në Vlorë, një studente humb ndjenjat në mes të marshimit 16 Tetor 2026, 13:0913:09Aktualitet Prindërit u bashkohen studentëve në protestë: Poshtë qeveria! 16 Tetor 2026, 12:5212:52Aktualitet Kaos në Durrës, përplasje me policinë jashtë universitetit “Aleksandër Moisiu”; shoqërohen 27 studentë 16 Tetor 2026, 12:3912:39Aktualitet Protestat e dhunshme në Tiranë, reagon OKB: Ndalni dhunën, palët të angazhohen në dialog 16 Tetor 2026, 12:3312:33Aktualitet