Lajme Zone
Video/ Një kryevepër që po bën xhiron e rrjetit, pse po merr kaq shumë vëmendje goli i Ernest Muçit
SportPolitiko
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Video/ Një kryevepër që po bën xhiron e rrjetit, pse po merr kaq shumë vëmendje goli i Ernest Muçit

Ernest Muçi ka dhuruar një nga momentet më të bukura të mbrëmjes së djeshme në “Air Albania”, i cili ka realizuar një gol spektakolar në fitoren 2-0 të Shqipërisë ndaj Finlandës. Një ekzekutim që nuk ishte thjesht një gol për të kaluar në avantazh, por një tregues i teknikës, klasit dhe cilësive individuale që zotëron sulmuesi kuqezi. Realizimi i minutës së 35-të ka tërhequr vëmendjen e tifozëve,

Ernest Muçi ka dhuruar një nga momentet më të bukura të mbrëmjes së djeshme në “Air Albania”, i cili ka realizuar një gol spektakolar në fitoren 2-0 të Shqipërisë ndaj Finlandës. Një ekzekutim që nuk ishte thjesht një gol për të kaluar në avantazh, por një tregues i teknikës, klasit dhe cilësive individuale që zotëron sulmuesi kuqezi.

Realizimi i minutës së 35-të ka tërhequr vëmendjen e tifozëve, ndërsa pamjet e tij janë shpërndarë në rrjetet sociale dhe kanë marrë reagime entuziaste edhe nga ndjekës të futbollit jashtë Shqipërisë. Por çfarë e bën këtë gol kaq të veçantë?

Gjithçka nis nga pozicionimi i Muçit. Sulmuesi shqiptar merr topin në një pozicion diagonal, pranë këndit të djathtë të zonës së rreptësisë. Në një moment kur shumë futbollistë mund të zgjidhnin pasimin ose një kontroll tjetër, Muçi vendos të godasë menjëherë.

Dhe pikërisht këtu vjen magjia. Me të jashtmen e këmbës së djathtë, ai i jep topit një efekt të jashtëzakonshëm, duke e dërguar drejt këndit të largët të portës. Trajektorja e goditjes ishte e tillë që portieri finlandez Hradecky, pavarësisht eksperiencës dhe cilësive të tij, mbeti praktikisht pa mundësi reagimi.

Nuk bëhet fjalë për një goditje të zakonshme nga distanca, por për një ekzekutim që kërkon precizion, koordinim dhe besim të madh në aftësitë individuale.

Edhe mediat sportive italiane e kanë veçuar realizimin e shqiptarit. “Sky Sport” e ka përshkruar si një gol të jashtëzakonshëm, duke u ndalur te mënyra se si topi merr efekt dhe përfn në këndin e largët të portës. Muçi: Një nga golat më të bukur të karrierës sime

Pas përfundimit të ndeshjes, vetë protagonisti foli për realizimin. “Godita dhe shënova, jam shumë i lumtur që kaluam në avantazh. Ishte shumë e rëndësishme për ne kjo ndeshje”, u shpreh Muçi.

Sulmuesi pranoi se ky është një nga momentet më të mira të tij me fanellën e Kombëtares, ndërsa e cilësoi realizimin si një nga golat më të bukur të karrierës.

Ai theksoi gjithashtu se besimi që po merr nga trajneri, shokët e skuadrës dhe tifozët ka qenë shumë i rëndësishëm për të.

Asllani mbetet pa fjalë: E pashë videon e golit dhe... Një reagim interesant erdhi edhe nga Kristjan Asllani, mesfushori kuqezi, i pyetur pas ndeshjes, i cili tregoi se kishte parë videon e golit të shokut të skuadrës dhe se realizimi e kishte lënë pa fjalë.

“Jam pa fjalë për Muçin”, ishte mesazhi i tij, teksa vlerësoi edhe periudhën e vështirë që sulmuesi kishte kaluar përpara se të rikthehej në këtë formë.

Tifozët dhe rrjetet sociale Entuziazmi nuk mbeti vetëm në tribunat e “Air Albania”, pasi në diskutimet e tifozëve në platformat ndërkombëtare të futbollit, goli i Muçit mori komente pozitive.

Në komunitetin ndërkombëtar të futbollit në Reddit, përdorues të ndryshëm e përshkruan goditjen me shprehje si “What a strike!” dhe “What a banger!”, duke vlerësuar mënyrën e ekzekutimit.

Një tjetër komentues shprehej me entuziazëm për cilësitë e futbollistit shqiptar, ndërsa pati edhe komente për nivelin e tij teknik.

Ky vlerësim është një tjetër dëshmi se realizimi i Muçit nuk ishte thjesht një moment i bukur për tifozët shqiptarë, por një goditje që tërhoqi vëmendjen edhe të ndjekësve ndërkombëtarë të futbollit.

Një gol që mund të jetë pikë kthese për MuçinPërtej bukurisë së realizimit, kjo ndeshje mund të ketë një rëndësi të veçantë edhe për vazhdimësinë e Ernest Muçit në Kombëtare.

Vetë futbollisti ka pranuar se ndodhet në momentin më të mirë me fanellën kuqezi dhe se dëshiron të vazhdojë të kontribuojë me gola dhe paraqitje pozitive.

Ai nuk e fshehu as ambicien për të luajtur një ditë në një nga pesë kampionatet më të forta europiane, ndërsa me humor shprehu dëshirën që Mohamed Salah ta propozojë te Liverpooli.

Ernest Muçi i dhuroi Shqipërisë jo vetëm avantazhin ndaj Finlandës, por edhe një prej atyre golave që mbeten gjatë në kujtesën e tifozëve./ Politiko.al Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm