Marc Marquez ka shkruar historinë e MotoGP. Piloti spanjoll i Ducati-t ka arritur të sigurojë këtë të dielë titullin e dhjetë botëror në karrierën e tij dhe të tetin në kategorinë kryesore të motociklizmit. Në Çmimin e Madh të Portugalisë, në Portimao, Marquez arriti të mbyllte llogaritë e kampionatit, pavarësisht një gare të vështirë, të cilën e përfi në vendin e tetë. Një rezultat që i mjaftoi për të siguruar matematikisht kurorën e kampionit, kur ka mbetur edhe një garë deri në fund të sezonit. LEXO edhe...VIDEO/ Aksident i frikshëm në MotoGP, Alex Marquez përplaset me Acostan dhe rrotullohet në ajër! Transportohet në spital me helikopter, ekipi: I vetëdijshëm Ky sukses e çon spanjollin në kuotën e 10 titujve botërorë, duke kaluar Valentino Rossin, i cili ka fituar nëntë. Në klasifikimin e titujve në kategorinë kryesore, Marquez barazon rekordin e Giacomo Agostinit me tetë kampionate. Ndërkohë, protagonisti i ditës në pistë ishte Marco Bezzecchi. Piloti italian i Aprilia-s zhvilloi një garë fantastike, duke marrë fitoren në Portugali. Në podium u ngjitën gjithashtu Jorge Martin dhe Raul Fernandez, duke kompletuar një ditë të veçantë për Aprilia-n. Për Marquez, ky titull ka një domethënie të veçantë. Pas vështirësive dhe problemeve fizike të viteve të fundit, spanjolli rikthehet në majën e motociklizmit, duke konfirmuar edhe një herë statusin e tij si një prej pilotëve më të mëdhenj të historisë së këtij sporti. Ne.k./ReportTv.al Marc Marquez Valentino Rossi MotoGP Komento Komente Sondazhi i ditës: Cila mendoni se është rruga për zgjidhjen e kërkesave të studentëve? Dialogu 72% Protesta 22.1% Asnjëra 5.9% Vota total: 1304 Sondazhi i ditës: Cila mendoni se është rruga për zgjidhjen e kërkesave të studentëve?

