Lajme Zone
Tenderët e teknologjisë, Tabaku kërkon transparencë! Rrezikojmë monopol të mbrojtur me ligj në teknologji
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Tenderët e teknologjisë, Tabaku kërkon transparencë! Rrezikojmë monopol të mbrojtur me ligj në teknologji

Deputetja e PD-së Jorida Tabaku shprehu shqetësimin mbi zhvillimin e tenderëve për mirëmbajtjen teknologjike të sistemeve shtetërore.

Deputetja e PD-së Jorida Tabaku shprehu shqetësimin mbi zhvillimin e tenderëve për mirëmbajtjen teknologjike të sistemeve shtetërore. Ajo thotë se edhe krijimi i shoqërisë shtetërore ‘Albanian Digital Solution’ që mund të hyjë në partneritet me privatin duke zotëruar të paktën 51% të aksioneve, nuk krijon zgjidhje, por çon në rrezikun e ndërtimit të një monopoli të mbrojtur me ligj në një pjesë të rëndësishme të tregut të teknologjisë. LEXO edhe...Ripërtëritje me licencë nga Berisha “Nga 94 tenderë të zhvilluar te AKSHI gjatë vitit 2025, 43 u ankimuan. Në 62,7% të ankimeve, kompanive ankuese iu dha e drejtë plotësisht ose pjesërisht. Procedurat e kundërshtuara kapnin një vlerë prej rreth 10,7 miliardë lekësh. Këto shifra tregojnë sa rëndësi ka që kompanitë të kenë mundësi të konkurrojnë lirshëm” thotë Tabaku, Deputetja kërkon shfuqizimin e ligjit të investimeve strategjike që sipas saj krijon privilegje që mbyllin tregun, pa rregulla të barabarta, kontrata transparente dhe mundësi reale për të konkurruar. Xh.K/ReportTv.al PD Jorida Tabaku Komento Komente Sondazhi i ditës: Cila mendoni se është rruga për zgjidhjen e kërkesave të studentëve? Dialogu 71.6% Protesta 22.5% Asnjëra 5.9% Vota total: 1338 Sondazhi i ditës: Cila mendoni se është rruga për zgjidhjen e kërkesave të studentëve?