Lajme Zone
Tirana ndalet në Vorë, bardheblutë humbasin mundësinë për t’u ngjitur në renditje
SportTop Channel

Tirana ndalet në Vorë, bardheblutë humbasin mundësinë për t’u ngjitur në renditje

Java e 12-të e Abissnet Superiores mbyllet me një barazim pa gola mes Vorës dhe Tiranës. Një pikë për secilën skuadër, që ruajnë pozicionet në dy zonat e renditjes.

Java e 12-të e Abissnet Superiores mbyllet me një barazim pa gola mes Vorës dhe Tiranës. Një pikë për secilën skuadër, që ruajnë pozicionet në dy zonat e renditjes. Java e 12-të e Abissnet Superiores është mbyllur me një barazim pa gola. Vora dhe Tirana u ndanë në barazimin 0-0 në një përballje të luftuar, por me pak hapësira dhe raste të pastra shënimi, duke u detyruar të kënaqen me nga një pikë. Ky rezultat nuk ndryshon pozicionet e dy skuadrave në renditje, por lë gjithçka të hapur në garën për objektivat e sezonit.

Pas 12 javësh, Tirana ngjitet në kuotën e 16 pikëve, me bilancin e 4 fitoreve, 4 barazimeve dhe 4 humbjeve, si dhe golavarazhin 15:15. Bardheblutë mbajnë vendin e gjashtë, në kufirin e zonës së “Championship Round”, vetëm një pikë larg Skënderbeut, AF Elbasanit dhe Dinamo City, që ndajnë vendet 3–5 me nga 17 pikë. Ndërkohë, Vora shkon në 13 pikë, pas 3 fitoreve, 4 barazimeve dhe 5 humbjeve, me golavarazhin 13:21. Skuadra vendase qëndron në vendin e tetë, dy pikë pas Vllaznisë së vendit të shtatë dhe dy pikë përpara Laçit, që renditet e nënta me 11 pikë. Në fund të tabelës mbetet Partizani me 10 pikë.

Kështu, me duelin Vora–Tirana që përfi pa fitues, u mbyll edhe java e 12-të e kampionatit, duke lënë garën të hapur si për zonën e sipërme, ashtu edhe për mbijetesën. Top Channel