Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

VIDEO/ “Nesër më shumë”, mbyllet protesta e 83 kundër qeverisë, shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës: Shqipëri e Re, ju erdhi fundi!


Mbyllet protesta e 83 kundër kryeministrit Edi Rama.

Mbyllet protesta e 83 kundër kryeministrit Edi Rama. Me thirrjet; “Shqiptarët e bashkuar, pushteti i tmerruar”, protestuesit marshuan edhe ditën e sotme në rrugët e Tiranës. Qytetarët janë në revoltë kundër të gjithë klasës së vjetër politike. Shqiptarët prej 83 ditësh protestojnë dhe shprehen të vendosur se kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama është një kërkesë e panegociueshme. Gjatë marshimit, qytetarët brohoritën kundër kryeministrit dhe qeverisë, ndërsa ndër thirrjet kryesore ishin “Edi Rama, jep dorëheqjen” dhe “Shqipëria kërkon revolucion”; “Ju erdhi fundi”, “Rama në burg, Berisha në burg”; “Poshtë patronazhistë”; “Arrestoni Ramën, arrestoni Ballukun”. Protestuesit e cilësojnë qëndrueshmërinë e kësaj lëvizjeje si një shprehje të pakënaqësisë ndaj qeverisjes, duke deklaruar se nuk do të tërhiqen nga kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: edi rama protesta Tirane