Lajme Zone
VIDEO/ “Ndihem i tradhtuar nga Joe Biden”! Deklarata e Ramës nga New York: SHBA mund të kishin bërë më shumë për Hashim Thaçin, ajo farsë s’duhet të kishte nisur
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

VIDEO/ “Ndihem i tradhtuar nga Joe Biden”! Deklarata e Ramës nga New York: SHBA mund të kishin bërë më shumë për Hashim Thaçin, ajo farsë s’duhet të kishte nisur

Një deklaratë e papritur dhe me tone të forta e kryeministrit Edi Rama nga Nju Jorku ka tërhequr vëmendjen, pasi ai kritikoi hapur ish-presidentin amerikan Joe Biden dhe Shtetet e Bashkuara për mënyrën se si, sipas tij, u trajtua çështja e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi i cili javën e kaluar u dënua nga Dhomat e Specializuara në Hagë me 25 vite burg për krime lufte.

Një deklaratë e papritur dhe me tone të forta e kryeministrit Edi Rama nga Nju Jorku ka tërhequr vëmendjen, pasi ai kritikoi hapur ish-presidentin amerikan Joe Biden dhe Shtetet e Bashkuara për mënyrën se si, sipas tij, u trajtua çështja e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi i cili javën e kaluar u dënua nga Dhomat e Specializuara në Hagë me 25 vite burg për krime lufte. Gjatë fjalës së mbajtur në mbrëmjen gala të organizuar nga Këshilli për Marrëdhëniet Shqiptaro-Amerikane, Rama deklaroi se SHBA-të mund të kishin bërë më shumë për të mos lejuar nisjen e procesit që çoi në dënimin e Thaçit nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë. Rama përdori tone të forta ndaj ish-presidentit amerikan Joe Biden, duke thënë se Thaçi ishte “tradhtuar” nga një vend që, sipas tij, duhej ta kishte mbështetur më shumë. “Hashim Thaçi nuk është me ne këtu, sepse ky vend e tradhtoi. Joe Biden, që e emërtoi ‘George Washingtonin e Kosovës’, e tradhtoi. Edhe pse Gjenerali Clark dhe disa miq të shkëlqyer amerikanë bënë më të mirën, ky vend nuk bëri më të mirën për Hashim Thaçin”, u shpreh Rama. Kreu i qeverisë shqiptare sqaroi se përdorimi i termit “tradhti” lidhej, sipas tij, me bindjen se Shtetet e Bashkuara mund të kishin ndërmarrë më shumë për ish-krerët e UÇK-së dhe, mbi të gjitha, të mos kishin lejuar nisjen e këtij procesi.

“Jam i sigurt që ky vend mund të kishte bërë më shumë, së pari duke mos lejuar që kjo farsë të niste”, deklaroi Rama.

Në vijim, ai falënderoi gjeneralin amerikan Wesley Clark për atë që e cilësoi si kontributin e tij personal në mbështetje të Kosovës, duke e veçuar atë nga qëndrimi që shprehu për rolin e Shteteve të Bashkuara në çështjen e Thaçit.

Edi Rama: Kështu më bën të vuaj mungesën e dikujt që ka qenë gjithmonë i ftuar edhe nën strehën e tij, ai është Hashim Thaçi. Ai nuk është sot këtu sepse ky vend e tradhtoi, sepse Joe Biden që e emërtoi ‘George Washingtonin e Kosovës’, e tradhtoi. Edhe pse Gjenerali Clark dhe disa miq të shkëlqyer amerikanë bënë më të mirën, ky vend nuk bëri më të mirën për Hashim Thaçin.

Dhe kjo s’më më bën të ndihem mirë dhe dua ta ndaj me ju, dua të ndalem këtu sepse s’dua të flas më shumë.

Askush s’duhet të më keqkuptojë sepse kur them tradhtuar e kam fjalën, ne jemi të gjithë shumë të vegjël, edhe së bashku nuk jemi të mëdhenj, por ne kemi kremtuar dhe do të kremtojmë fatin që si shqiptarë jemi miq me më të mëdhenjtë dhe më të fortët, me SHBA-të, ndaj ndihem i tradhtuar sepse jam i sigurt që ky vend mund të kishte bërë më shumë. Dhe së pari e mbi të gjitha që të mos kishte lejuar që kjo farsë të niste edhe… © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: edi rama Gjykata Speciale e Kosoves hashim thaci Joe Biden SHBA