Ambasada e SHBA në Tiranë ka reaguar pasi Eric Wendt mori zyrtarisht detyrën, duke dorëzuar letrat kredenciale te Presidenti Bajram Begaj, në Pallatin e Brigadave.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasada u shpreh se Ambasadori Wendt dhe Presidenti Begaj riafirmuan partneritetin e fortë mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë.
Gjithashtu, ata diskutuan për çuarjen përpara të përparësive të administratës së Presidentit Donald Trump, përfshirë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, rritjen ekonomike dhe luftën kundër grupeve kriminale transnacionale”, shkruan ambasada. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. “Mirë se vjen, Ambasador Wendt! Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Eric Wendt, i paraqiti letrat kredenciale Presidentit Bajram Begaj. Ambasadori Wendt dhe Presidenti Begaj riafirmuan partneritetin e fortë mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë dhe diskutuan për çuarjen përpara të përparësive të administratës së Presidentit Donald J. Trump, përfshirë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, rritjen ekonomike dhe luftën kundër grupeve kriminale transnacionale”, shkruan ambasada./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet Bajram BegajEric Wendt

