Lajme Zone
Eric Wendt merr zyrtarisht detyrën, ambasada Amerikane i uron mirëseardhjen ambasadorit të ri. Zbardhet takimi me presidentin Begaj
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

Eric Wendt merr zyrtarisht detyrën, ambasada Amerikane i uron mirëseardhjen ambasadorit të ri. Zbardhet takimi me presidentin Begaj

Ambasada Amerikane në Tiranë i ka uruar mirëseardhje ambasadorit të ri të SHBA-ve që do të përfaqësojë Amerikën në kryeqytetin shqiptar.

Ambasada Amerikane në Tiranë i ka uruar mirëseardhje ambasadorit të ri të SHBA-ve që do të përfaqësojë Amerikën në kryeqytetin shqiptar. Në një reagim në rrjetet sociale, ambasada thekson se ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Eric Wendt, i paraqiti letrat kredenciale Presidentit Bajram Begaj. “Mirë se vjen, Ambasador Ëendt! Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Eric Wendt, i paraqiti letrat kredenciale Presidentit Bajram Begaj. Ambasadori Ëendt dhe Presidenti Begaj riafirmuan partneritetin e fortë mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë dhe diskutuan për çuarjen përpara të përparësive të administratës së Presidentit Donald J. Trump, përfshirë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, rritjen ekonomike dhe luftën kundër grupeve kriminale transnacionale.”, shkruan ambasada. View this post on Instagram A post shared by U.S. Embassy Tirana (@usembassytirana) © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: Ambasada SHBA