Foto gjeneruar me IA Rezultatet zyrtare të zgjedhjeve ruse fshehin një seri modelesh statistikore dhe parregullsish që, kur analizohen së bashku, tregojnë për manipulime të organizuara. Nga transferimi i votave mes partive te pjesëmarrja artificialisht e lartë dhe pengimi i vëzhguesve, të dhënat lënë gjurmë të qarta të një sistemi të kontrolluar nga lart… Kur më kërkuan të shkruaja këtë artikull, më kërkuan të tregoja provat se zgjedhjet në Rusi ishin manipuluar në favor të partisë në pushtet, Rusia e Bashkuar. Në fakt, unë do ta shtroja ndryshe pyetjen. Zgjedhjet nuk u manipuluan vetëm në favor të Rusisë së Bashkuar, por në favor të vizionit të Kremlinit për stabilitetin politik.
Dhe manipulimet në favor të partisë së vogël nacionaliste Rusia e Drejtë. tregojnë se sistemi nuk kishte si objektiv të vetëm sigurimin e një shumice kushtetuese për partinë në pushtet. Synimi ishte më i gjerë: të parandalohej çdo ndryshim i peizazhit politik.
Gjithçka të çon në përfundimin se Kremlini i trembet çdo dinamike politike që nuk e ka nisur vetë. Nga të dhënat e publikuara dhe analiza e shpërndarjes së votave, tashmë kemi parë se ka pasur një “det” të tërë manipulimesh në favor të Rusisë së Bashkuar.
Të dhënat janë të paplota dhe të gjithë përdorin metodologji të ndryshme, ndaj vlerësimet variojnë nga 9 deri në 18 milionë vota. Unë nuk do të përdor metodën e zhvilluar nga profesori im, Sergei Shpilkin, sepse ajo është krijuar për të zbuluar mbushjen e kutive me fletë votimi dhe nuk është veçanërisht e përshtatshme për këtë rast.
Në Moskë, 1 në çdo 20 seri rezultatesh tregonte shenja të njërit prej dy llojeve kryesore të manipulimit. Është interesante se nga 73 ndryshime në të dhënat e publikuara, nuk pati asnjë rast të mbushjes së kutive. Në këto raste, shifrat për një parti thjesht rriteshin sepse rritej edhe numri i votuesve të supozuar.
Në thelb, votat e një partie i kalonin një partie tjetër. Lloji i parë i manipulimit fryn rezultatin e Rusisë së Drejtë. Për shembull, në qendrën e votimit nr. 241, kjo parti përfi në vend të parë. Si ndodhi kjo? Manipulatorët i morën 189 vota partisë Njerëz të Rinj, e cila preferohej nga lëvizjet opozitare si një votë proteste, dhe ia shtuan Rusisë së Drejtë, duke i dhënë kësaj të fundit 294 vota.
Ose merrni qendrën e votimit nr. 2181, ku 600 vota u transferuan nga Rusia e Bashkuar te Rusia e Drejtë. Lloji i dytë duket si përpjekja e dikujt për ta bërë rezultatin e Partisë Komuniste, për shembull 0.66 për qind, të dukej më i besueshëm.
Megjithatë, edhe pas korrigjimit, disa rezultate vazhdojnë të duken të panatyrshme. Ajo që i bashkon të gjitha këto raste është se rezultatet bëhen më të afërta me ato që do të konsideroheshin normale. Madje në qendrën e votimit nr. 3084, Rusia e Bashkuar mbeti në krye.
Por, në mënyrë të pazakontë, nuk pati asnjë rast ku të rritej rezultati i Rusisë së Bashkuar. Manipulimi i ndryshoi shifrat në mënyrë të njëanshme në favor të Rusisë së Drejtë. A pati mbushje të kutive në favor të Rusisë së Bashkuar në të gjithë vendin? Sigurisht që po, dhe këtë mund ta shohim në atë që njihet si “bishti i kometës” në grafikët që tregojnë shpërndarjen e rezultatit të partisë në raport me pjesëmarrjen.
Natyrisht, është ende e vështirë të thuhet se sa e madhe ishte përmasa e kësaj mbushjeje. Kur shkalla e manipulimit bëhet dukshëm më e madhe se numri i votave të ndershme, metoda e Shpilkinit nuk funksionon më. Sepse për shembull në Shën Petersburg, ajo nuk tregon aspak anomali.
Megjithatë, si raportet e vëzhguesve, ashtu edhe ato të anëtarëve të pavarur të komisioneve tregojnë se pjesëmarrja ishte fryrë në dyfishin e nivelit të zgjedhjeve të krahasueshme të vitit 2021. Një rezultat tërësisht i fabrikuar, nuk mund të krahasohet me asgjë dhe për këtë arsye, metoda dështon.
Një arsye mund të jetë se analistët që zbuluan manipulimet herën e kaluar, u mësuan pa dashje manipuluesve për shpërndarjet statistikore, të cilat ata mësuan t’i riprodhonin. Një rast gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2024 në Perm, tregoi se organizatorët e manipulimit përgatisnin paraprakisht tabela me rezultate të përcaktuara.
Më pas, i prisnin ato tabela në shirita, vendosnin rezultatin e synuar për secilën qendër votimi në një copë të veçantë letre dhe ua dorëzonin kryetarëve të komisioneve të përzgjedhura përpara se këta të fundit të prodhonin rezultatet e kërkuara.
Megjithë këto përpjekje, disa gjurmë mbetën. Një grup i vogël rezultatesh, ku 30 për qind e votuesve mbështesin Rusinë e Bashkuar, ndërsa pjesëmarrja është 35 për qind, ende është i dukshëm. Këto janë qendrat e votimit ku nuk ka ende një fabrikim të vrazhdë të rezultateve dhe ku vëzhgimi është i fortë.
Ndërkohë Shën Petersburgu, duket se është humbur tërësisht. Në përgjithësi, më duket se këto dy drejtime - manipulimi në favor të Rusisë së Bashkuar dhe manipulimi në favor të Rusisë së Drejtë - kanë funksionuar deri diku në mënyrë të pavarur nga njëri-tjetri.
Kështu, pavarësisht fabrikimit total në favor të Rusisë së Bashkuar në Shën Petersburg, vetëm pas orës 12:00 të së hënës, nisën të shfaqeshin në sistemin zgjedhor GAS Vybory rezultate që tregonin një rritje të ndjeshme të përqindjes së Rusisë së Drejtë.
Krasnojarski, pasi i raportoi rezultatet disa orë para mesditës së së hënës, pati vetëm një vrull të shkurtër protokollesh me një rezultat anormalisht të lartë për Rusinë e Drejtë. Më pas i publikoi rezultatet dhe mbeti qetësisht nën pragun prej 5 për qind.
Askush nuk e preku më. Dukej sikur alarmi ishte dhënë pikërisht në mesditën e së hënës dhe të kishte nisur një ndërhyrje për të parandaluar mundësinë që kjo parti të mbetej jashtë Dumës së Shtetit. Pikërisht kështu duken zgjedhjet pa ndërhyrje: gjithçka ndodh shpejt, gjithçka publikohet deri në mëngjes dhe asgjë nuk ngre dyshime.
Manipulimi nuk regjistrohet gjithmonë drejtpërdrejt. Përgjatë viteve, sistemi e ka përshtatur strategjinë e tij. Është shumë më e lehtë të shkelësh të drejtat e një vëzhguesi ose anëtari komisioni sesa të shqetësohesh për t’u fshehur, për të shmangur zbulimin dhe për t’u përballur me pasojat.
Nëse nuk i jep një vëzhguesi ose anëtari komisioni akses te lista e votuesve, ai nuk do të mund të zbulojë kurrë se në listë janë vetëm 300 firma votuesish, ndërsa në kutinë e votimit ndodhen 600 fletë votimi. Edhe pse ndërhyrja në punën e vëzhguesve dhe zyrtarëve zgjedhorë përbën shkelje administrative, policia shpesh u vjen në ndihmë atyre që kryejnë këto veprime, madje në disa raste i ndihmon drejtpërdrejt.
Për shembull në qendrën e votimit nr.1010 në Kuban, kryetari i komisionit dhe një punonjës policie penguan një anëtare të komisionit të merrte pjesë në numërim, sepse ajo kërkonte të kontrollonte listën e votuesve.
Natyrisht, edhe aty pati mbushje të kutive, ashtu si në dhjetëra mijëra qendra të tjera votimi në të gjithë vendin. Komisioni pengoi çdo përpjekje për ta hetuar këtë. E njëjta panoramë u përsërit edhe në Shën Petersburg, ku anëtarët e komisioneve u penguan gjerësisht të kontrollonin listat e votuesve.
Anëtarët me të drejtë vote paraqitën një numër të madh opinionesh kundërshtuese ndaj procesverbaleve të rezultateve, sepse vunë re mospërputhje dhe nuk donin thjesht t’i pranonin ato. Shkelja masive e të drejtave të vëzhguesve dhe largimi i tyre me vendime gjykatash e dëmtojnë rëndë besimin te zgjedhjet.
Dhe reagimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe i komisioneve që organizojnë procesin më tregon se ato nuk kanë si objektiv zhvillimin e zgjedhjeve në mënyrë të ligjshme. Për fat të keq, objektivat e tyre janë deformuar nga dëshira për t’i bërë qejfin Kremlinit.
Kësisoj, edhe pse në qendrat e votimit ka mijëra kamera, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk i mbron vëzhguesit. Shpesh njerëzit dyshojnë se mund të ekzistojë një provë e pakundërshtueshme e manipulimit. Pa një video ku shihet dikush duke mbushur kutinë me fletë votimi, thonë ata, është e pamundur të dihet nëse ka ndodhur ndonjë shkelje.
Në dukje, kjo është një vërejtje logjike. Por është pikërisht mungesa e transparencës nga komisionet zgjedhore, ajo që na privon nga provat. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk i hoqi transmetimet e drejtpërdrejta të ditës së zgjedhjeve nga interneti pa arsye.
Por fatmirësisht kemi të dhënat zyrtare. Kur zgjedhjet në një vend janë të ndershme, votuesit votojnë në mënyrë të pavarur nga njëri-tjetri. Nëse paraqet në grafik pjesëmarrjen në qendrat e votimit, merr një kurbë të caktuar, të lëmuar, në formë kambane.
Por nuk mund të ndodhë që njerëzit në të gjithë vendin të koordinohen në mënyrë të tillë që të ketë më shumë qendra votimi me saktësisht 70 për qind pjesëmarrje se me çdo nivel tjetër, dhe dukshëm më shumë se qendrat me 70.5 ose 69.5 për qind.
E vetmja mënyrë që pjesëmarrja të ketë kulme në numra të plotë, është që ajo të jetë fabrikuar nga një regji qendrore. Vëzhguesit i quajnë këto kurba me kulme në numra të plotë “sharra e Çurovit”, sipas kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve gjatë periudhës kur ky model nisi të zbulohej në shkallë të gjerë.
Për mua, ky është një nga treguesit e formave më flagrante të falsifikimit: rezultate përfundimtare të fabrikuara tërësisht, të nxjerra nga hiçi. Po kështu, nuk është e mundur që votuesit në zona të tëra të votojnë në një mënyrë të tillë që çdo qendër votimi të ketë saktësisht të njëjtin rezultat.
Njerëzit në lagje fqinje, ndryshojnë gjithmonë të paktën paksa në preferencat e tyre. Në disa vende mund të mbështeten më shumë komunistët, ndërsa në të tjera Rusia e Bashkuar. Kjo prodhon gjithmonë një shpërndarje të rezultateve mes qendrave të ndryshme të votimit.
Rezultatet e partive mund të jenë krejtësisht identike vetëm nëse ato janë shpikur në mënyrë qendrore. Në grafik, kjo shfaqet si vija. Dhe kur nuk falsifikohet vetëm rezultati i Rusisë së Bashkuar, por të gjitha shifrat e rezultateve, shohim disa vija paralele.
Njerëzit që i falsifikuan këto zgjedhje nuk kanë fare imagjinatë. Dhe në Rusi nuk ka zgjedhje të ndershme. Këto zgjedhje ishin të pandershme, të përcaktuara nga shkelja e të drejtave të vëzhguesve, mbushja e kutive dhe ndryshimi ose fabrikimi i plotë i rezultateve me urdhra nga lart./ Përshtati "Pamfleti" Nga “Moscow Times”zgjedhjet ne rusi vladimir putin 1 Komente U Urtesia 26 Shtator 2026, 15:00 Vesi me i keq i nje burri nuk eshte bixhozi, femra, hajduteria por MOSMIRENJOHJA. Përgjigjjuni Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Rajoni dhe Bota SHBA-Kinë “ulin armët” në luftën tregtare, Trump-Xi marrëveshje 30 miliardë dollarëshe për tarifat 26 Shtator 2026, 14:3914:39Rajoni dhe Bota Kriza e emigrantëve në Ceuta, mijëra qytetarë protestojnë në Madrid 26 Shtator 2026, 13:5213:52Rajoni dhe Bota Nga mafia te “krimi si shërbim”: Si po rishkruan BE-ja rregullat kundër krimit të organizuar 26 Shtator 2026, 13:4213:42Rajoni dhe Bota Vuçiç zbardh detaje nga biseda me Putin: Folëm për gazin, Ukrainën dhe Ballkanin 26 Shtator 2026, 13:3913:39Rajoni dhe Bota Paqe me fjalë, dronë në Iran; loja e dyfishtë e Xi Jinping kundër Trump dhe SHBA-së 26 Shtator 2026, 13:1013:10Rajoni dhe Bota Senati kërkesë Trumpit: Tërhiq ftesën për Putinin në G20! 26 Shtator 2026, 12:0312:03Rajoni dhe Bota

