Lajme Zone
3 shqiptarë humbën jetën nga tragjedia në Athinë/ Deputeti: Ministria dhe Ambasada, asnjë reagim
PolitikëCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

3 shqiptarë humbën jetën nga tragjedia në Athinë/ Deputeti: Ministria dhe Ambasada, asnjë reagim

Një tragjedi u shënua këtë fundjavë në Athinë, ku nga shem...

Një tragjedi u shënua këtë fundjavë në Athinë, ku nga shembja e një ndërtese humbën jetën 6 persona, mes të cilëve edhe 3 shtetas shqiptarë. Shpërthimi në Athinë/ Rritet bilanci i viktimave, 6 persona humbin jetën

26 Shtator, 13:32 Lidhur me këtë rast ka reaguar edhe deputeti i Partisë Demokratike, Besart Xhaferri.

Përmes një postimi në rrjetet e tij sociale, Xhaferri shprehet se kjo tragjedi nuk ka mobilizuar as Ministrinë për Evropën dhe Punët e jashtme, e as Ambasadën Shqiptare në Greqi, që nuk kanë publikuar as një deklaratë për ngjarjen e rëndë.

Reagimi i plotë:

Tre shtetas shqiptarë, mes të cilëve motër e vëlla, Flori dhe Florida Hoxha, dhe Eris Cani, janë mes 6 viktimave nga shpërthimi në një hotel në lagjen Plaka të Athinës.

Së pari, i shpreh ngushëllimet më të ndjera familjeve Hoxha dhe Cani.

Ndërkohë, është e papranueshme që as Ambasada e Shqipërisë në Athinë dhe as Ministria e Jashtme nuk kanë reaguar për ngjarjen.

Ato duhet të gjenden urgjentisht pranë familjeve Cani dhe Hoxha pas kësaj tragjedie të rëndë.

Është e turpshme që këto institucione shpërndajnë në rrjetet sociale propagandën e qeverisë dhe nuk vendosin një numër në dispozicion për familjet që mund të kenë nevojë për ndihmë pas kësaj tragjedie./CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.