Mbyllet revolta e 67 kundër Ramës. Protestuesit vazhduan edhe sot marshimin në rrugët e Tiranës. Marshimi i sotëm, nga Kryeministria, vijoi drejt Liqenit Artificial më pas në Sheshin Wilson dhe në disa akse të kryeqytetit. Qytetarët protestojnë prej 67 ditësh dhe kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit Edi Rama. Me thirrjet “Qeveri e krimit”, “Rama në Burg, Berisha në burg”, “Poshtë patronazhistët” , “Ju erdhi fundi” “Shqipëria kërkon Revolucion” kanë vijuar marshimin. Protestuesit akuzojnë qeverinë, kryeministrin Edi Rama për keqqeverisje e korrupsion ndërsa shprehen të vendosur se duhet të largohet nga qeveria. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
