Lajme Zone
Populli në rrugë, pushteti në jaht!
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Populli në rrugë, pushteti në jaht!

Ndërkohë Rama ndodhet me pushime në jug të vendit. Vetëm pak orë më parë, kryeministri publikoi fotografi ku shfaqej i relaksuar në një jaht, duke lexuar një libër në mes të detit, ndërsa protestuesit iu përgjigjën me postera që, simbolizojnë kontrastin mes pushtetit dhe qytetarëve.

Foto ilustruese Rama publikoi fotografi ku shfaqej i relaksuar në një jaht, duke lexuar një libër në mes të detit, ndërsa protestuesit iu përgjigjën me postera që, simbolizojnë kontrastin mes pushtetit dhe qytetarëve. Në sheshin para Kryeministrisë ka shpërthyer ironia ndaj kryeministrit Edi Rama. Në ditën e 67-të të protestës, protestuesit kanë zgjedhur një formë simbolike reagimi, duke vendosur postera satirikë që ironizojnë pushimet verore të kreut të qeverisë në Dhërmi dhe pamjet e publikuara në rrjetet sociale.

Ndërkohë Rama ndodhet me pushime në jug të vendit. Vetëm pak orë më parë, kryeministri publikoi fotografi ku shfaqej i relaksuar në një jaht, duke lexuar një libër në mes të detit, ndërsa protestuesit iu përgjigjën me postera që, simbolizojnë kontrastin mes pushtetit dhe qytetarëve.

Në njërin prej posterave vendoset përballë personazhi Santiago, peshkatari i romanit "Plaku dhe Deti" të Ernest Hemingway, me Edi Ramën në një jaht. Përmes ilustrimeve dhe mesazheve, autorët e posterit pretendojnë se fotografia e kryeministrit "nuk është e rastësishme", por përfaqëson, sipas tyre, një pushtet të shkëputur nga realiteti dhe problemet e qytetarëve. Një tjetër poster mban sloganin "Populli në rrugë. Pushteti në jaht.", ku Rama paraqitet në formë karikature duke pushuar në një jaht me emrin "Qetësi", ndërsa në sfond shfaqen qytetarë me pankarta ku kërkojnë drejtësi, llogaridhënie dhe ndryshim.

Posterat u vendosën vetëm pak orë pasi në rrjetet sociale qarkulluan pamje të tjera nga pushimet e kryeministrit, ku ai shihet duke lexuar i qetë në jaht. Fotot kanë nxitur komente të shumta në rrjet, ndërsa protestuesit zgjodhën t'u përgjigjen me humor dhe ironi.

edi rama protestat protesta 67 3 protesta 67 2 protesta 67 1 sazdfpng fgsdfgsxpng Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Baçi kundër reformës territoriale: Shkrirja e bashkive do të përfjë në Gjykatën Kushtetuese 5 Gusht 2026, 15:3515:35Politike Nga James Baker tek Jared Kushner: Sa shumë ka ndryshuar diplomacia e SHBA-së ndaj Shqipërisë! 5 Gusht 2026, 15:2015:20Politike Kush po e filmon Ramën me pushime? Misteri i videove "rastësore" të kryeministrit në Dhërmi 5 Gusht 2026, 14:2414:24Politike ‘Skeletet’ në dollapin e Elisës që frenuan entuziazmin për “Marrëveshjen e re” 5 Gusht 2026, 13:0213:02Politike "Gazetari Valon Bela u shpall 'non grata' se kritikoi Ramën", Berisha: Akt i rëndë kundër lirisë së medias 5 Gusht 2026, 12:5712:57Politike Berisha denoncon: Rama urdhëroi disbursimin e 8.5 mln eurove për Ermal Beqirin 5 Gusht 2026, 12:4012:40Politike