Mbrojtja Civile mobilizon 336 efektivë, mjete ajrore dhe avion zjarrfikës. Situata më kritike paraqitet në Mallakastër. Shtatë vatra zjarri vijojnë të jenë aktive në disa qarqe të vendit, ndërsa operacionet për izolimin dhe shuarjen e tyre po zhvillohen nga toka dhe ajri. Sipas Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC), gjatë 10 orëve të fundit janë raportuar 14 vatra zjarri, prej të cilave shtatë mbeten ende aktive.
Në terren janë angazhuar 336 efektivë, 29 automjete zjarrfikëse, një helikopter i Forcës Ajrore dhe avioni zjarrfikës "Air Tractor", ndërsa operacionet mbështeten edhe nga droni Bayraktar për monitorimin dhe identifikimin e vatrave.
Situata më shqetësuese paraqitet në bashkinë Mallakastër, ku zjarri ka përfshirë rreth 15 hektarë sipërfaqe pyjore dhe po përhapet nga zona e Ribanit drejt Drenijes së Patosit. Flakët kanë dalë edhe në aksin Rriban–Ngraçan, duke vështirësuar lëvizjen e mjeteve zjarrfikëse dhe të Policisë.
Terreni i vështirë, bimësia e dendur dhe era po pengojnë ndërhyrjen nga toka, ndërsa forcat po punojnë për të mos lejuar përhapjen e zjarrit drejt zonave të banuara. Në operacion janë përfshirë zjarrfikës nga Mallakastra, Patosi, Roskoveci dhe Berati, 35 forca bashkiake dhe 40 efektivë të Forcave të Armatosura.
Për të dytën ditë radhazi, në Mallakastër po ndërhyn edhe avioni "Air Tractor AT-802 Fire Boss", i cili po kryen misionin e parë operacional në Shqipëri. Avioni është sjellë nga kompania që do t'i dorëzojë vendit tre mjete të këtij tipi deri në fund të vitit dhe aktualisht operohet nga pilotët e saj, ndërsa pilotët shqiptarë po zhvillojnë trajnimet përkatëse.
Ndërkohë, operacionet vijojnë edhe në Parkun Kombëtar të Dajtit, ku zjarrfikësit, Administrata e Zonave të Mbrojtura, 50 efektivë të Forcave të Armatosura dhe një helikopter i Forcës Ajrore po punojnë për shuarjen e flakëve. Autoritetet bëjnë me dije se nuk ka rrezik për banesat.
Në qarkun e Elbasanit vijojnë ndërhyrjet në malin e Dardhës, ndërsa vatrat në Shqiponjë dhe Mjekës janë vënë nën kontroll. Aktive mbetet edhe vatra në zonën malore mes Stegopullit dhe Selckës, në bashkitë Libohovë dhe Dropull, ku flakët janë përhapur brenda një zone të mbrojtur, pa rrezikuar zonat e banuara.
Lajm pozitiv vjen nga Penkova e bashkisë Selenicë, ku zjarri është shuar plotësisht. Sipas bilancit paraprak, flakët përshkuan rreth dy hektarë pyll me pisha dhe dogjën 40 automjete të braktisura. Ndërkohë, në Gumenicë vijon puna për shuarjen e një vatre me shkurre, ndërsa zjarri në Vërzhezhë të Skraparit është vendosur nën kontroll.
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile bën të ditur se strukturat e saj vijojnë monitorimin e situatës dhe koordinimin e operacioneve në të gjithë territorin.mallakaster dajt elbasan dropull zjarr Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Banorët e Klosit sërish protestë kundër shkrirjes së bashkisë: Do bllokojmë Rrugën e Arbrit 5 Gusht 2026, 19:1619:16Aktualitet Zjarri në Rriban të Mallakastrës del jashtë kontrollit, flakët i afrohen fshatit 5 Gusht 2026, 17:1717:17Aktualitet U arrestua në Francë, Ministria e Drejtësisë zbardh procedurën e ekstradimit të Ermal Beqirit! 5 Gusht 2026, 16:3716:37Aktualitet Shqipëria me flotën më të vjetër të automjeteve në Europë, 91% janë mbi 10 vjeçare 5 Gusht 2026, 14:5814:58Aktualitet Raporti tronditës nga Dhoma Amerikane: Mijëra shqiptarë humbin jetën para kohe nga financimi i dobët i shëndetësisë 5 Gusht 2026, 14:5014:50Aktualitet Dy vatra zjarri ende aktive në qarkun e Elbasanit, forcat zjarrfikëse vijojnë betejën me flakët 5 Gusht 2026, 14:3614:36Aktualitet

