Këngëtarja amerikane Kelly Clarkson është përfshirë në një debat të pazakontë me një dyqan në Brooklyn të Nju Jorkut, pasi interesi i saj për një zog mekanik me vlerë rreth 15 mijë dollarë u kthye në një përplasje që tërhoqi vëmendjen në rrjetet sociale.
Sipas mediave amerikane, Clarkson kishte vizituar dyqanin “Art of Play”, ku shiten objekte dhe lodra të pazakonta, dhe kishte pyetur për zogun mekanik. Megjithatë, situata nuk shkoi siç pritej dhe këngëtarja pretendoi se ishte trajtuar në mënyrë përçmuese nga stafi.
Çështja mori një tjetër drejtim pasi u publikuan pamje nga kamerat e sigurisë së dyqanit, të cilat tregojnë vizitën e saj. Debati u bë edhe më i komentuar për shkak të dallimeve mes versionit të këngëtares dhe qëndrimit të dyqanit.
Historia ka tërhequr interes jo vetëm për përfshirjen e një personazhi të njohur, por edhe për objektin e pazakontë që u bë shkak i gjithë kësaj situate: një zog mekanik që kushton sa një makinë e re.
Kelly Clarkson është një nga këngëtaret më të njohura amerikane, e cila fitoi famë ndërkombëtare pas triumfit në sezonin e parë të spektaklit “American Idol”. The security footage of Kelly Clarkson’s visit to Art of Play has been obtained by Pablo Torre. (
— Pop Base (@PopBase) October 14, 2026

