Ministria e Punëve të Brendshme ka shpallur urdhërarrest ndërkombëtar për Iva Mihaillova (23) nga Koçani."MPB ka shpallur urdhërarrest për Mihaillova Iva (23), i ati Simeon dhe e ëma Hristina, të dy nga Koçani. Personi kërkohet me urdhërarrest qendror dhe ndërkombëtar, bazuar në kërkesën e Gjykatës Themelore të Koçanit, për vepër penale sipas nenit 300 paragrafi 4 dhe nenit 297 paragrafi 3 të Kodit Penal", thuhet në njoftimin e MPB-së. Maqedonia shpall fletarrest ndërkombëtar për Iva Mihaillovën telegrafi.com Mihailova është e akuzuar në një proces gjyqësor në lidhje me një aksident trafiku me pasoja fatale në Koçan.Lajmin se Mihailova e ka kaluar kufirin maqedono-bullgar e shoqëruar nga avokati i saj bullgar, Nikolaj Dimitrov, e publikoi mëngjesin televizioni bullgar BTV. Në një deklaratë për këtë medium, Mihailova tha se, për shkak të përkeqësimit të gjendjes së saj shëndetësore, kishte vendosur të kthehej në Bullgari.Ndërkohë, Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë njoftoi se nuk ishte informuar paraprakisht për rastin dhe pretendon se nuk kishte marrë pjesë në organizimin e kthimit të saj në Bullgari.Disa media njoftuan se ajo u prit me nderime të larta në Bullgari, ndërsa Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut sot e ftoi për bisedë zyrtare ambasadorin bullgar për të kërkuar llogari për pritjen e saj Mihaillovës në Bullgari./Telegrafi/

