Një episod i tensionuar është regjistruar gjatë protestës në kryeqytet, ku një efektiv i Policisë së Shtetit dëgjohet duke i drejtuar fjalë kërcënuese gazetares së Top Channel, Kristi Gongo. Në pamjet e publikuara, polici i kërkon gazetares të lëvizë nga vendi ku po qëndronte dhe, në vijim, i drejtohet me shprehjen: “Ik nga këtu se t’i qerrova sytë”, në një situatë ku ajo po filmonte zhvillimet gjatë protestës.
Nga pamjet, efektivi duket se kërkon që kamera të largohet, ndërsa komunikimi i tij ndaj gazetares shoqërohet me tone të ashpra. Top Channel

