Në protestën e sotme është shënuar edhe një incident. Dy policë janë përplasur me njëri-tjetrin verbalisht në mënyrë të ashpër. Efektivi që duket të jetë epror i drejtohet policit: “Mirë ik shoqëroji dhe nëpër shtëpi. Ne po punojmë këtu vëllai”. Polici, që duket se refuzon urdhrat i kthehet “O vëllai mos më fol mua herë tjetër ashtu se fole gabim. Më fole shumë keq. Më erdhi gjynah”. View this post on Instagram A post shared by News24 Albania (@news24al) Përgjigja e eprorit ishte e ashpër “Të erdhi gjynah ty, ik e shoqëroji nëpër shtëpi”.
Por efektivi ia ktheu sërish “Mos na bëj gjeneral brigade, po ik andej”.
Debati mes efektivëve zhvillohet me tone tepër të larta dhe dëgjohet dhe nga qytetarët që ishin të pranishëm në ato momente. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: efektivet protesta

