Mitropoliti i Korçës, Hirësia e Tij, Anastasi, ka reaguar lidhur me ndërhyrjen e efektivëve brenda perimetrit të oborrit të Katedrales së Tiranës gjatë protestës.
Përmes një qëndrimi zyrtar, Hirësia e Tij shprehet se Policia e Shtetit duhet të heqë dorë nga çdo formë dhune e arbitrariteti dhe të rikthehet menjëherë në binarët e ligjit. "Policia e Shtetit të rikthehet menjëherë në binarët e ligjit dhe të heqë dorë nga çdo formë dhune e arbitrariteti. Ata që shpërdorojnë autoritetin e shtetit duhet ta dinë se përgjegjësia e tyre nuk përfn përpara ligjit, por shtrihet edhe përpara gjykimit të historisë. Mbi ta do të rëndojë gjithashtu përgjegjësia për çdo pasojë që mund të sjellë përshkallëzimi i mëtejshëm i tensioneve",-thekson Mitropoliti./CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

