Lajme Zone
Ish-presidenti: Dhuna në protestën studentore e sponsorizuar nga Rama
PolitikëCNA

Ish-presidenti: Dhuna në protestën studentore e sponsorizuar nga Rama

Deputeti socialist, Arbjan Mazniku, deklaroi sot se kryemi...

Ish-presidenti Bamir Topi akuzoi kryeministrin Edi Rama si pëgjegjës dhe sposorizues të dhunës policore në protestën studentore.

I ftuar në emisionin “Të paekspozuarit” me gazetarin Ylli Rakipi, ish-presidenti u shpreh se tanimë kanë ndryshuar themelet e shtetit dhe diagnoza është e qartë, se Shqipëria ka në krye një njeri që kontrollon gjithçka. “E kam tepruar duke e thënë. Njerëzit nuk e kanë kuptuar dhe besuar, madje kam dhënë sinjale të qarta duke e shpjeguar. Kanë ndryshuar themelet e shtetit dhe diagnoza është e qartë. Kemi një njeri që kontrollon gjithçka. Sot kam dëgjuar me dhimbje që kryeministri i Shqipërisë ka sponsorizuar dhunën, duke dhënë shpërblim 2500 euro për policët e vijës së parë. Edhe për dhunën përgjegjës është ai. Ne kemi patur një protestë për më shumë se 130 ditë, ku njerëzit kanë dalë në një protestë shumë civile. Madje me admirim të madh në cdo studio, kemi parë se si ata njerëz demonstronin, kërkonin të drejtat e tyre”,-tha Topi./CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.