Lajme Zone
740 mln lekë për 2.750 policë, Rama miraton me urgjencë vendimin për 'joshjen' e efektivëve
PolitikëPamfleti

740 mln lekë për 2.750 policë, Rama miraton me urgjencë vendimin për 'joshjen' e efektivëve

Vendimi, i cili hyn në fuqi menjëherë, parashikon një shpërblim prej 269 120 lekësh për çdo punonjës përfitues, me një faturë totale prej 740 080 000 lekësh, që do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit për vitin 2026.

Rama sot me policët Qeveria miraton me efekt të menjëhershëm shpërblimin për 2750 punonjës të Policisë së Shtetit, me një fond prej 740 milionë lekësh nga buxheti rezervë i vitit 2026. Çdo efektiv përfitues do të marrë 269 120 lekë, pas premtimit të bërë nga kryeministri Edi Rama në kulmin e protestave në Tiranë. Qeveria ka miratuar vendimin për shpërblimin e 2750 efektivëve të Policisë së Shtetit, vetëm pak orë pasi kryeministri Edi Rama u premtoi 2500 euro atyre që u angazhuan në vijën e parë gjatë protestave në Tiranë.

Vendimi, i cili hyn në fuqi menjëherë, parashikon një shpërblim prej 269 120 lekësh për çdo punonjës përfitues, me një faturë totale prej 740 080 000 lekësh, që do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit për vitin 2026.

Miratimi vjen në një moment kur protestat e studentëve dhe gjimnazistëve kanë hyrë në ditën e shtatë, ndërsa përplasjet me policinë, përdorimi i gazit lotsjellës dhe ujit me presion, si dhe shoqërimet e protestuesve kanë shoqëruar zhvillimet në kryeqytet.

Premtimi financiar i Ramës, i pasuar tashmë nga vendimi zyrtar i qeverisë, ngre pikëpyetje mbi strategjinë e kryeministrit për të siguruar mbështetjen e efektivëve në një moment kur ata janë në vijën e parë të përballjes me protestuesit. Shpërblimi i konsiderueshëm, i miratuar pikërisht në këtë kontekst, shihet si një përpjekje për të motivuar dhe mbajtur të rreshtuar strukturat e policisë gjatë menaxhimit të protestave.

Gjatë takimit me uniformat blu, Rama deklaroi se bonusi synon të kompensojë angazhimin, stresin dhe shpenzimet shtesë të efektivëve. Ai paralajmëroi gjithashtu rritje të konsiderueshme të pagave nga 1 janari.

Në vendimin zyrtar, shpërblimi argumentohet me angazhimin e shtuar për garantimin e rendit dhe sigurisë publike. Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit do të përcaktojë listën emërore të përfituesve dhe do të kryejë procedurat për pagesën.

Vendimi i qeverisë

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, të nenit 14, të ligjit nr.87/2025, “Për buxhetin e vitit 2026”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.82/2024, “Për Policinë e Shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Dhënie shpërblimi financiar në masën prej 269 120 (dyqind e gjashtëdhjetë e nëntë mijë e njëqind e njëzet) lekësh për 2 750 (dy mijë e shtatëqind e pesëdhjetë) punonjës të Policisë së Shtetit për angazhimin e shtuar në garantimin e rendit dhe të sigurisë publike.

2. Në buxhetin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, në zërin “Shpenzime korrente” të programit buxhetor “Policia e Shtetit”, shtohet fondi prej 740 080 000 (shtatëqind e dyzet milionë e tetëdhjetë mijë) lekësh.

3. Efekti financiar, në shumën prej 740 080 000 (shtatëqind e dyzet milionë e tetëdhjetë mijë) lekësh, që rrjedh nga zbatimi i këtij vendimi, përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2026.

4. Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit përcakton listën emërore të punonjësve të policisë përfitues bazuar në dokumentacionin justifikues dhe kryen procedurat për dhënien e shpërblimit.

5. Ngarkohen Ministria e Financave, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.rama shperblim 2 Komente N Nje Berishe tjeter 19 Tetor 2026, 21:21 Sot Edi Rama, ia kalove edhe Berishes ne 97-en. Përgjigjjuni R Rama 19 Tetor 2026, 21:41 2.700 pa brek. Përgjigjjuni Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Rama nuk ndal manovrat për të frikësuar protestuesit, hedh në treg “listën e zezë” 19 Tetor 2026, 18:5018:50Politike Tirana në flakë, Rama zbulon skenarët e revoltave/ Brukseli kërkon ndalimin e dhunës 19 Tetor 2026, 18:3818:38Politike Rama përballë revoltës/ Nga kërcënimet te skenari për zgjedhje të parakohshme në pranverën e 2027-ës 19 Tetor 2026, 17:4817:48Politike Kushneri përplas Ramën me Europën, Brukseli nxjerr zbuluar kryeministrin: Po i shërben interesave të tua 19 Tetor 2026, 16:5316:53Politike Marjana Koçeku letër të hapur përfaqësive diplomatike, kërkon hetim të dhunës policore ndaj studentëve 19 Tetor 2026, 15:3615:36Politike 20 organizata kërkojnë dialog, reagon Rama: Bujrum ku të doni dhe pa kushte 19 Tetor 2026, 13:1613:16Politike