Lajme Zone
Shehi: Protestat kujtojnë 1997-ën, rezultat i një krize politike
PolitikëCNA

Shehi: Protestat kujtojnë 1997-ën, rezultat i një krize politike

Deputeti socialist, Arbjan Mazniku, deklaroi sot se kryemi...

Politikani Dashamir Shehi komentoi protestat e të rinjve që kanë mbërritur në ditën e shtatë.

I ftuar në “A2CNN”, Shehi u shpreh se rrëmuja e krijuar kujton vitin 1997, derivat i mosmarrjes së vendimeve politike në momentin e duhur.

Sipas tij, ky rebelim është rezultat i një krize politike, por s’është çështje policore. “Fakteqësisht historia shpesh herë përsëritet në formë të ndryshme. Kur fillon kjo rrëmuja kështu na kujtohet të gjithëve 97’, që është derivat i mos marrjes së vendimeve politike në momentin e duhur. Kur mendon që do t’i zgjidhësh punët me anë represive, me ushtri, me SHIK, i mbani mend ato situatë, kur zgjidhja ishte shumë e kollajtë, dhe ia kemi propozuar. Vijmë te situata e sotme. Këtu falë Zotit s’jemi te 97-ta, por ka elementë. Tashi po mhen ta zgjidhin me polici këtë punë. Do ta zgjidhi policia, sepse me studentët do fitojë policia, ke mjetet e veta, ka një justifikim, se s’do njeri të digjen dyqanet. Edhe brenda mund të ketë njerëz që duan të vjedhin, ka rrugaç, por ky rebelim është rezultat i një krize politike. Ama s’është çështje policore. Nuk zgjidhet kriza, do plasë në një vend tjetër. Kriza është politike dhe do mjete politike, s’është policore”,-deklaroi Shehi./CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.