Lajme Zone
Policët dhunuan të rinjtë në oborrin e Kishës/ Shehaj: Rama nuk njeh as Kishë e as Xhami, por terrori nuk do e nënshtrojë dot brezin e ri
PolitikëBalkanWeb

Policët dhunuan të rinjtë në oborrin e Kishës/ Shehaj: Rama nuk njeh as Kishë e as Xhami, por terrori nuk do e nënshtrojë dot brezin e ri

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka denoncuar dhunën e policisë ndaj studentëve dhe të rinjve që hynë në ambientet e Kishës Ortodokse në Tiranë për t’u shpëtuar terrorit të policisë.

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka denoncuar dhunën e policisë ndaj studentëve dhe të rinjve që hynë në ambientet e Kishës Ortodokse në Tiranë për t’u shpëtuar terrorit të policisë. Nga ambientet e kishës, Shehaj deklaroi se policia nuk kishte kursyer as protestuesit që kërkonin strehim brenda objektit fetar, duke i akuzuar policët për dhunë barbare ndaj të rinjve. “Protestuesit kërkuan të shmangnin dhunën, t’i shpëtonin dhunës së policisë duke hyrë këtu, në Kishë. Policia nuk pyeti. Dhe këtu brenda kishës i dhunoi. Dhunoi protestuesit. Dhunoi studentët.” Shehaj deklaroi se Rama dhe njerëzit e tij nuk njohin as kishë dhe as xhami. Kreu i Mundësia e cilësoi dhunën ndaj studentëve si përpjekje të pushtetit për të shtypur protestat dhe për të mbajtur me çdo kusht Edi Ramën në pushtet. Ai paralajmëroi se të gjithë përgjegjësit për dhunën ndaj protestuesve do të japin llogari, duke theksuar se nuk janë kursyer as të rinjtë që kishin kërkuar të mbroheshin brenda kishës. “Këta nuk njohin as kishë as xhami. Janë të gatshëm të bëjnë gjithçka vetëm për të qëndruar në pushtet, vetëm për të shpëtuar Edi Ramën. Do të mbajnë përgjegjësi një ditë. Nuk ka asnjë diskutim, për çdo dhunim, për çdo protestues, për çdo student, për çdo të ri që kanë dhunuar në mënyrë barbare, edhe brenda një kishe.” © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb