Përshkallëzimi i dhunës shtetërore dhe cenimi i hapësirave të shenjta ka nxitur një reagim të fortë e të drejtpërdrejtë edhe nga Mitropolit Anastas, i cili i ka bërë thirrje urgjente Policisë së Shtetit të ndalë menjëherë goditjet e dhunshme dhe arbitraritetin mbi qytetarët. Në mesazhin e tij publik, ai ka lëshuar një paralajmërim të prerë për urdhëruesit dhe ekzekutuesit e dhunës, duke theksuar se keqpërdorimi i pushtetit dhe autoritetit shtetëror do të përballet jo vetëm me drejtësinë ligjore, por edhe me ndëshkimin historik e moral. Reagimi i Mitropolit Anastas: “Policia e Shtetit të rikthehet menjëherë në binarët e ligjit dhe të heqë dorë nga çdo formë dhune e arbitrariteti. Ata që shpërdorojnë autoritetin e shtetit duhet ta dinë se përgjegjësia e tyre nuk përfn përpara ligjit, por shtrihet edhe përpara gjykimit të historisë. Mbi ta do të rëndojë gjithashtu përgjegjësia për çdo pasojë që mund të sjellë përshkallëzimi i mëtejshëm i tensioneve.” © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

