Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

“Policia po përdoret si tampon”, Eugen Beçi: Ngado të hedhin plumba e gaz problemi nuk zgjidhet, të shikohet nga Kushtetuta!


Përshkallëzimi i dhunës shtetërore dhe shoqërimet masive në rrugët e Tiranës kanë marrë një analizë nga ish-prokurori Eugen Beçi, i ftuar mbrëmjen e sotme në Prime News24.

Përshkallëzimi i dhunës shtetërore dhe shoqërimet masive në rrugët e Tiranës kanë marrë një analizë nga ish-prokurori Eugen Beçi, i ftuar mbrëmjen e sotme në Prime News24. Ai nënvizoi se pushteti po keqpërdor Policinë e Shtetit për të mbuluar një krizë të thellë politike e sociale, duke paralajmëruar se nëse shteti nuk respekton dinjitetin e qytetarit, ai degradon nga një shtet ligjor në një grup të organizuar personash kundër një grupi tjetër. Beçi theksoi se përplasjet në rrugë nuk mund të zgjidhen me mjete represive, pasi shkaku i revoltës nuk është rendi publik, por dështimi i kontrollit politik. Policia është e përdorur si tampon për të zgjidhur një situatë të tillë dhe nuk mund të shihet një zgjidhje nga kjo duke përdorur plumba gome apo ujë me presion. Sipas tij, kjo është një krizë e lidershipit që lidhet me problemet politiko-sociale të vendit. Ai paralajmëroi se vendi do të vazhdojë të jetë në situata të tilla që askush nuk i dëshiron por që askush nga pushteti ekzekutiv dhe legjislativ nuk tenton t’i frenojë. Nëse policia përdoret si tampon, situata do të shkojë në një pikë ku nuk do të mund të menaxhohet më. Ish-prokurori tha se shkelja e lirive themelore gjatë shoqërimeve dhe ndërhyrjeve policore cenon drejtpërdrejt themelet e shtetit të së drejtës. “Policia është e përdorur si tampon për të zgjidhur një situatë të tillë. Nuk mund të shohim një zgjidhje nga kjo duke përdorur plumba gome apo ujë me presion. Nuk është krizë e rendit publik. Është një krizë e lidershipit dhe ka lidhje me problemet politiko-sociale të vendit. Do të jemi në situata të tilla që askush nuk i dëshiron, por askush nuk tenton t’i frenojë nga pushteti ekzekutiv dhe legjislativ. Nëse policinë e përdor si tampon, do të shkosh në një situatë të tillë që nuk mund të menaxhohet. Shteti, pushteti ekzekutiv, çdo organ duhet të ketë vetëm një qëllim: Kushtetutën e Shqipërisë, që nënkupton dinjitetin dhe lirinë e qytetarit. Por ata po devijojnë nga kjo. Jo vetëm liria kur ecën në rrugë, por edhe kur shoqërohen në polici, apo edhe kur kryejnë vepra të dhunshme. Edhe në gjendje të jashtëzakonshme — që nuk është shpallur zyrtarisht, ka disa liri nga të cilat nuk hiqet dorë dhe duhet të respektohen. Prandaj është shteti, ose përndryshe nuk do të quhet më shtet, por një grup i organizuar personash kundër një grupi tjetër”, u shpreh ai. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb