Gjatë një diskutimi në emisionin “Top Story” në Top Channel, gazetari Arion Sulo komentoi protestën dhe pakënaqësinë e qytetarëve ndaj qeverisë, duke e cilësuar atë si një revoltë të të rinjve dhe jo si një protestë të dhunshme. Në argumentin e tij, ai solli si shembull krizën e vitit 1997, pas zgjedhjeve të vitit 1996, duke theksuar se humbja e besimit te institucionet mund të çojë në një shpërthim më të gjerë të pakënaqësisë qytetare.
“Kjo nuk është një protestë e dhunshme. Kjo është një revoltë, kryesisht e të rinjve, ku pasi prindërit e tyre dolën në protestë dhe kërkuan ndryshimin e qeverisë, u fyen, u tallën, nuk iu sollën mirë. Ju e dini shumë mirë si u soll PS-ja me protestën e katër muajve. Edhe vajzat që u bënë virale, jeni munduar t’i kapni dhe t’i punësoni.
Unë i bëj thirrje Edi Ramës për qetësi dhe zgjidhje politike. po e patë këtë protestë si të dhunshme dhe të fusni policinë, do të shkoni në ’97-ën. Berisha i kishte marrë zgjedhjet në ’96-ën, ju e dini mirë. Por aty nuk ishin vetëm firmat, doli i gjithë populli. Kishte humbur besimi.
Nuk është demokraci. Se me zgjedhje nuk ikën. Të dalësh në protestë, tallkësh. Edhe fëmijët nuk futen në punë. Edhe shkollat private janë bërë me konkurs”, u shpreh Sulo. Top Channel

