FIFA ka zyrtarizuar golin më të bukur të Kupës së Botës 2026. Futbollisti i Kepit të Gjelbër, Sidny Lopes Cabral, ka merituar 'trofeun' për realizimin kundër Argjentinës, gol që mahniti tifozët dhe ekspertët e futbollit. Me këtë çmim, mbrojtësi i majtë shkruan historinë, pasi bëhet futbollisti i parë nga një përfaqësuese afrikane që fiton vlerësimin për golin më të bukur në një edicion të Botërorit. LEXO edhe...Gianni Infantino sulmon kritikët e FIFA-s pas Kupës së Botës: Përhapët vetëm urrejtje dhe humbët gëzimin e futbollit Cabral e meritoi këtë çmim falë një supergoli të shënuar në përballjen e fazës së 1/16-ave kundër Argjentinës. Në kohën shtesë, ai kaloi me një driblim fantastik Alexis Mac Allister, përpara se të lëshonte një goditje të fuqishme dhe të saktë nga skaji i zonës, duke mposhtur portierin Emiliano Martinez. Edhe pse Kepi i Gjelbër u eliminua në fund të takimit pas një autogoli në minutat e fundit të kohës shtesë, paraqitja historike e skuadrës në debutimin e saj në Kupën e Botës 2026 mbeti një nga historitë më të bukura të turneut. Tashmë, kryevepra e Sidny Lopes Cabral është 'vulosur' edhe zyrtarisht nga FIFA si goli më i bukur i Kupës së Botës 2026, duke zënë një vend të veçantë në historinë e kampionateve botërore. The goal that stole your hearts all the way to the top. ?⚽️Sidny Lopes Cabral is your Hyundai Goal of the Tournament winner at the FIFA World Cup 2026! ?#FIFAWorldCup #Hyundai #HGOTT #HyundaiGOTT2026 @Hyundai_Global pic.twitter.com/jeZ7kqI1CG — FIFA World Cup (@FIFAWorldCup) July 27, 2026 S.Dh/ReportTv.al Boterori 2026 Kepi i Gjelbër FIFA Sidny Lopes Cabral Komento Komente Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri? Po 64.1% Jo 29.2% Nuk e di 6.6% Vota total: 6331 Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri?

