Në lokalet e bregdetit nuk do të lejohet muzika me volum të lartë nga ora 20:00 deri në 24:00. Pas mesnate, muzika duhet të ndalojë. Udhëzimi i ri ka hyrë sot në fuqi, bëri të ditur ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, gjatë një vizite në Lezhë i cili tha se Policia e Shtetit dhe Bashkiakja do të marrin masa që niveli i zhurmës të mos tejkalohet dhe të garantohet qetësi për pushuesit. “Kemi nënshkruar, së bashku me Ministrinë e Mjedisit dhe Ministrinë e Shëndetësisë, udhëzimin e ri për nivelin e zhurmave gjatë sezonit turistik. Ky udhëzim hyn në fuqi sot, me botimin në Fletoren Zyrtare. Nga ora 20:00 deri në 24:00, niveli maksimal i lejuar i zhurmës është 45 decibel në mjediset publike. Ndërsa nga ora 11:00 deri në 20:00, niveli i lejuar është 65 decibel. LEXO edhe...Vizitat në sitet kulturore/ Gonxhja: Protestat ulën me 52% ritmin e rritjes në qershor Policia Bashkiake dhe Policia e Shtetit do të monitorojnë zbatimin e këtij udhëzimi dhe do të marrin masa që këto nivele të mos tejkalohen. Ne duam që pushuesit të gjejnë qetësi, si gjatë frekuentimit të lokaleve, ashtu edhe në ambientet e tjera. Çdokush që vjen me familjen për të pushuar në Shëngjin apo në zonat e tjera turistike të vendit duhet të ketë mundësi të pushojë pa u shqetësuar nga zhurmat. Ky udhëzim është hartuar në përputhje me standardet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për nivelin e lejuar të zhurmës”, tha Lamallari. Nga ana e tij, kryetari i Bashkisë i Lezhë, Pjerin Ndreu, u shpreh se bashkëpunimi me Policinë e Shtetit ka sjellë rritje të rendit dhe sigurisë publike, duke ndikuar drejtpërdrejt në një sezon turistik të suksesshëm. Ai vlerësoi gjithashtu aktin normativ të qeverisë për minimizimin e zhurmave në zonat turistike. Gjatë vizitës në Lezhë, ministri i Brendshëm Besfort Lamallari, i shoqëruar nga drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim në Bashkinë e Lezhës. Në fokus të diskutimeve ishte forcimi i mëtejshëm i bashkëpunimit dhe rritja e efikasitetit të institucioneve për të garantuar një sezon të qetë dhe të sigurt për të gjithë pushuesit që zgjedhin bregdetin e Lezhës këtë verë. SI.E./ReportTv.al pjerin ndreu turizmi Besfort Lamallari lezhe Komento Komente Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri? Po 64.1% Jo 29.3% Nuk e di 6.7% Vota total: 6511 Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri?

