Ky gjyqtar që mbrojti emërimin e paligjshëm të prokurorit të SPAK, Ols Dado, edhe vetë është emëruar në shkelje të plotë të Ligjit; ja provat e anashkaluara për të nga KLGJ.... Para se të bëhej gjyqtar, Hazbi Balliu u shkarkua nga çdo vend pune: Sigurime Shoqërore, Agjencia e Pronave, Tatimet, Kancelari i Gjykatës, tenderë të Qarkut e Rrugëve Rurale – gjithmonë për abuzime. Vettingu i zbuloi njollat, por ai u emërua gjyqtar më 29 janar 2020. Sot mbrojti emërimin e paligjshëm të prokurorit Ols Dado. Edi Rama e quajti 'të pacipë e të korruptuar gjer në palcë'... Vendimi i gjyqtarit të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, Hazbi Balliu, zbuloi skandalin e rëndë se ky gjyqtar, që mbrojti emërimin e paligjshëm të prokurorit të SPAK-ut, Ols Dado, edhe vetë është emëruar në shkelje të plotë të Ligjit Nr. 84, datë 30 gusht 2016 "Vettingu për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve".
Gjyqtari Hazbi Balliu nga fshati Pjeçë i Dibrës u fut në sistemin e drejtësisë për herë të parë si gjyqtar në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Gjirokastër, i emëruar me Vendim Nr. 14, datë 29 janar 2020 të Këshillit të Lartë Gjyqësor.
Para emërimit gjyqtar, ishte jurist në 6 institucione në Dibër; i shkarkuar për xhambazllëqe
Para emërimit gjyqtar, Këshilli i Lartë Gjyqësor kaloi në proces vettingu Hazbi Balliun; hetimi që i zbuloi shumë njolla gjatë detyrave dhe aktivitetit para fillimit të Shkollës së Magjistraturës.
1. Hazbi Balliu ka punuar "Specialist jurist" për aplikimet fillestare të pensioneve dhe verifikimet e dosjeve të invalidëve në Drejtorinë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore Dibër, gjatë periudhës 16 janar 2007 - 10 gusht 2007, nga e cila është shkarkuar për shumë abuzime, por ka mashtruar sikur u largua me dëshirën e tij dhe se nuk ka masa disiplinore.
2. Ka punuar "Specialist jurist" në Agjencinë Rajonale të Kthim-Kompensimit të Pronave në Dibër, gjatë periudhës 11 gusht 2007 - 10 dhjetor 2009, ku ka bërë shumë abuzime me pronat në këtë qark dhe është shkarkuar e ka dalë në disa hetime.
3. Ka punuar "Specialist jurist" në Drejtorinë Rajonale Tatimore Dibër, gjatë periudhës 1 janar 2012 - 8 tetor 2012, ku është shkarkuar për abuzime dhe njihej me nofkën "Bikja i Jufkave", por ka deklaruar se është larguar me dëshirë e nuk ka masa disiplinore.
4. Ka punuar Kancelar në Gjykatën e Dibrës, gjatë periudhës 3 tetor 2012 - 17 shkurt 2014, i skeduar për pazare me shortet e gjyqeve, fshehje e dëmtim dosjesh, ndikim për favore për figurat e krimit; i shkarkuar me Urdhër nr. 110, datë 17.02.2014 të Ministrit të Drejtësisë, Nasip Naço.
5. Ka punuar "Specialist i tenderëve" në Këshillin e Qarkut të Dibrës, gjatë periudhës shkurt 2014 - dhjetor 2014, i skeduar për abuzime të shumta dhe i shkarkuar.
6. Në mars 2015 - tetor 2015 ka punuar "Specialist i tenderëve" në Drejtorinë Rajonale të Rrugëve Rurale Qarku Dibër, i skeduar për abuzime me tenderët dhe paligjshmërinë e kontratave. Njollat në pasuri, në Prishtinë, në dokumentat e studimeve për jurist dhe Edi Rama që e quajti "Gjyqtar i pacipë, i korruptuar gjer në palcë"
Në mars-shtator 2002 dhe korrik-tetor 2003, atëherë 20 e 21 vjeç, gjyqtari Hazbi Balliu ka jetuar dhe ka qenë i përfshirë në aktivitete të paligjshme në Prishtinë, duke deklaruar se ka qenë "punëtor ndërtimi", ndërsa Komisioni i Vettingut nuk ia ka hetuar aktivitetin atje.
Hazbi Balliu ka kryer Fakultetin për Jurist në Shkodër, me Diplomë Nr. 477, datë 3 korrik 2006, por sipas të dhënave, ka korrigjime në dosjen e frekuentimit të studimeve dhe në listat e notave.
Dokument-Raporti i hartuar nga ILDKPI dhe i dërguar në Komisionin e Vettingut në Këshillin e Lartë Gjyqësor vërteton se gjyqtari Hazbi Balliu ka mashtruar në deklarimin e pasurisë; nuk ka burime financiare të ligjshme për të justifikuar pasuritë; ka kryer fshehje të pasurisë me falsifikime dokumentash, veprime fiktive me dokumente bankare false, kontrata shit-blerjeje fiktive apartamenti dhe deklarim të rremë. Çudi është se nga çdo vend pune, dibrani jurist Hazbi Balliu është shkarkuar për abuzime, por prej lidhjeve të pista me kupolën e PD-së dhe më pas me kupolën e PS-së në Dibër e Tiranë, është katapultuar menjëherë nëpër vende pune ku "bëheshin lekë".
Megjithëse i kanë dalë shumë njolla nga hetimi për efekt të vettingut, të vërtetuara me Relacion-Vendimin Nr. 254, datë 12 nëntor 2019, Hazbi Balliu u emërua gjyqtar në shkelje të ligjit më 29 janar 2020 në Gjirokastër, Vlorë, Lushnje e prej 3 vitesh në Tiranë, ku vazhdon të shkelë ligjin, forcon pozitat në punë dhe shton pasuritë nëpërmjet pazareve me vendimet.
I emëruar vetë në shkelje të ligjit dhe me dosje të zeza pasurore, gjyqtari Hazbi Balliu mbrojti emërimin e paligjshëm të prokurorit të SPAK-ut, Ols Dado, ngaqë, siç thuhet, gjyqtari Hazbiu është një nga të përgjuarit prej SPAK-ut dhe i kanë shumë prova aferash me vendimet gjyqësore.
Më 1 gusht 2025, Edi Rama e quajti gjyqtarin Hazbi Balliu "të pacipë e të korruptuar gjer në palcë", ngaqë në shkelje të ligjit hoqi masën e konfiskimit për një hotel pa leje në Tiranë, të ndërtuar nga Thanas e Robert Biqiku. Ka shumë fakte të tjera./Pamfletihazbi balliu pasuri të paligjshme hazbiu1 hazbiu Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Anti-Mafia Italia kërkon hetimin e Andrea Çaushit që trafikoi 3.8 ton drogë; SPAK hesht, ndërsa Edi Rama i dha Kalanë e Lëkurësit 27 Korrik 2026, 12:2912:29Anti-Mafia Korçë/ Ish-drejtori i AKU e dha pronën e Ministrisë për pallat, skandali që prek Bashkinë e Sotiraq Filos 25 Korrik 2026, 15:2015:20Anti-Mafia Izraelitja 'Jet Bank', licencë për para elektronike, por në fakt po grumbullon depozita dhe jep kredi në Lek e Euro 24 Korrik 2026, 11:5411:54Anti-Mafia Hotelet po hanë bregdetin/ Gjoka, Gjikuria, Kollçaku dhe Bego, 5 kompanitë e betonit që po masakrojnë Jugun 23 Korrik 2026, 15:4515:45Anti-Mafia Armando Subashi mori kompetencat e ministrit dhe hapi rrugën për privatizimin e 360 ha tokë publike në Fier, ku është SPAK? 22 Korrik 2026, 17:5217:52Anti-Mafia "Toka, betoni dhe pazari i heshtur": Si Elvis Pengili dhe banda e Kadastrës së Durrësit i kthyen legalizimet në perandori milionash 20 Korrik 2026, 18:1018:10Anti-Mafia

