Lajme Zone
I pandehur për korrupsion në zgjedhje/ Zbardhet dëshmia e kryebashkiakut të Vaut të Dejës në GJKKO
PolitikëCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

I pandehur për korrupsion në zgjedhje/ Zbardhet dëshmia e kryebashkiakut të Vaut të Dejës në GJKKO

Kryebashkiaku i Vaut të Dejës, Kristian Shkreli, është pye...

Kryebashkiaku i Vaut të Dejës, Kristian Shkreli, është pyetur këtë të martë si dëshmitar në procesin gjyqësor që zhvillohet ndaj tij nëgjykatën e Posaçme.

Shkreli është i pandehur nga SPAK për korrupsion aktiv në zgjedhje.

Mësohet se Shkreli ka mohuar akuzat, ndërsa është shprehur se nuk ka kërkuar vota dhe as ka ofruar të mira materiale ose vende pune në këmbim të votës. “Nuk kam ofruar dhe premtuar asgjë në këmbim të votës. Fshati Stajkë kishte problematikë që në vitin 2019 me energjinë elektrike, unë çdo ditë bëj telefonata për problematikat e banorëve, unë mund të jem e sot në përgjim, dje mora një drejtor tjetër se kishte problem me dritat në një fshat tjetër, marr edhe drejtorin e spitalit kur ka problematikë e më vijnë ankesa, mesazhi që prokuroria thotë “jepi zjarr” është që unë kam kërkuar që në takimin elektoral që ishte lënë të kishte brohoritje, ovacione, jo të kem kërkuar vota apo t’kem ofruar të mira materiale apo vende pune”,-ka thënë Shkreli./CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.