Ekonomia e Shqipërisë ka vijuar të rritet në gjysmën e parë të vitit e ndihmuar nga të gjithë sektorët e ekonomisë thotë në konferencë Ministri i Financave Petrit Malaj teksa ndalet tek objektivat sa i takon prodhimit kombëtar dhe të ardhurat për frymë. “Sipas parashikimeve të Ministrisë së Financave, rritja ekonomike deri në fund të vitit do të jetë 4% ku sektorët me kontributin më të madh janë sektori i shërbimeve dhe sektori i investimeve, qofshin këto private apo publike. Parashikimi ynë është që deri në fund të vitit 2026 Prodhimi i Brendshëm Bruto të arrijë në nivelin e 29 miliard eurove dhe deri në fund të mandatit pritshmëritë tona janë që Prodhimi i Brendshëm Bruto të shkojë në masën e 35 miliard eurove. Për vitin 2026 ne parashikojmë që të ardhurat për frymë të shkojnë në masën 12.200€ krahasuar me dhe objektivi final është që deri në fund të vitit 2029 të ardhurat për frymë për shqiptarët të shkojnë në masën e 15.000 €”, tha ministri. LEXO edhe...Rivlerësimi i pasurive të paluajtshme, Malaj: Deri më tani buxheti ka përfituar 50 mln euro Ndikim në rritjen e të ardhurave në gjashtëmujorin e parë të vitit Malaj thotë se ka pasur edhe procesi i rivlerësimit të pasurive të paluajtshme, i cili parashikon afrimin e vlerës së pronës me çmimet reale të tregut kundrejt në tatimi prej 5%. “Nga proces i rivlerësimit që ka nisur në shkurt të vitit 2026, të ardhurat kapin vlerën e 5 miliard lekëve apo rreth 50 milionë euro. Kjo shifër e arkëtuar deri tani është pothuajse në e njëjtë me atë të procesit të fundit të bërë nga rivlerësimi në vitin 2022, e cila në total ishte në masën 5.6 miliard lekë. Kjo në fakt tregon që ka një interes të lartë të qytetarëve dhe ecuria tregon se deri në përfundim të procesit i cili do të jetë deri në 31 dhjetor 2026 të ardhurat do të jenë më të larta”, deklaron Malaj. Sa i takon kompensimit të TVSH-së me 10% për fermerët, Malaj u bën apel grumbulluesve të lëshojnë autofaturat për fermerët, pasi janë në monitorim nga tatimet. “Për sa i përket kompensimit të TVSH-së në bujqësi deri në datën 27 korrik, kemi pasur në total 2.397 aplikime nga fermerët me një vlerë totale të kërkuar për kompensim në masën e 587 milion lekëve ose rreth 5.9 milion euro. Ndërkohë që nga vlera e faturave që ne shohim në sistem, shuma potenciale për kompensim është në masën 13.8 milion euro, ndërkohë që aplikimi për fermerët është i hapur deri në datën 31.12.2026. Ju bëj edhe njëherë thirrje subjekteve grumbulluese dhe përpunuese që të vijojnë të lëshojnë faturat për fermerët pasi kemi shqetësime të marra nga ky grup, përsa i përket marrjes së faturave është në fakt një sektor që ka një monitorim të thelluar nga ana e administratës tatimore”, shprehet ministri. Pavarësisht pasigurive që burojnë nga lufta në Lindjen e Mesme, që solli rritje të çmimeve edhe në Shqipëri, Malaj tha se inflacioni në gjashtëmujorin e parë të vitit ishte 2.7%, por nuk përjashton mundësinë për rikthimin e Bordit të Transparencës për çmimin e karburantit nëse shtrenjtimi do të vijojë. “Në qoftë se do të kemi një rritje të çmimeve për një periudhë relativisht të gjatë, pa diskutim që do të hyjë përsëri në fuqi edhe bordi i transparencës”, tha Malaj. Ora 12:18 Marrëveshja sekrete me SHBA për pajisjet ushtarake, Malaj: Kushte konkurruese në krahasim me kreditë e tjera Ministri i Financave, Petrit Malaj foli gjatë konferencës edhe për marrëveshjen me SHBA për blerjen pajisjeve ushtarake. Malaj tha se është kërkuar nga vetë SHBA që detajet e marrëveshjes të mbahen konfidenciale. Ai theksoi se kushtet e kësaj kredia janë konkurruese në krahasim me kreditë e tjera.“Marrëveshje financiare që vjen në kuadër të mbështetjes së FA, por edhe marrëveshje strategjike sa i përket marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe SHBA-së. Është kredi në vlerën e 302 mln dollarë. Është kërkuar nga SHBA që detajet e marrëveshjes të mbahen konfidenciale. Janë kushte konkurruese krahasuar edhe me termat që ne marrim për kredi të ndryshme në sektorë të ndryshëm”, tha Malaj. Share Ora 12:05 Rimbursimi DIVA, Malaj jep shifrat: 39,965 individë kanë përfituar deri më tani Gjatë konferencës për shtyp, ministri i Financave Petrit Malaj u ndal edhe te rimbursimi i tatimit përmes platformës DIVA, nga i cili kanë përfituar deri tani 39,965 individë."Personat që janë rimbursuar deri tani janë individët të cilët kanë rezultuar me tatim të mbipaguar, si dhe familjet me 1 apo 2 fëmijë, nën moshën 18 – vjeç. Administrata tatimore është duke punuar për rimbursimin e individëve me më shumë se 2 fëmijë. Vlera e parashikuar për t’u rimbursuar për këtë proces është 1.5 miliardë lekë (15 mio euro)", tha Malaj. Share Ora 11:55 Kompensimi 10% i TVSH-së, 2,397 aplikime nga fermerët deri më tani! Malaj apel grumbulluesve: Lëshoni autofatura Vijon procesi i aplikimit online të fermerëve për përfitimin e kompensimit 10% përmes autofaturës për shitjet e produkteve të tyre bujqësore. Ministri i Financave Petrit Malaj bëri me dije se deri më tani kanë aplikuar për kompensimet 2,397 fermerë. Procesi përfn në fund të dhjetorit dhe fermerët pritet të përfitojnë deri në 13.5 milionë euro“Këto janë disa nga treguesit e efekteve të politikës së re tatimore për vitin 2026 për kompensimin në masën 10% të TVSH-së. Procesi ka nisur nga data 1 Korrik 2026. Subjektet grumbulluese dhe përpunuese duhet të vijojnë të lëshojnë autofatura për fermerët. Procesi përfn në dhjetor të vitit 2026. Shuma potenciale për tu kompensuar arrin në 13.5 milionë euro”, tha Malaj. Share Ora 11:51 Administrata Tatimore dhe Doganore kanë falur deri më tani 416 mln euro detyrime e gjoba të bizneseve Me mijëra biznese janë çliruar nga detyrimet që kanë pasur në administratën tatimore apo doganore ndër dekada. Ministri i Financave njoftoi se nga falja e detyrimeve më të vjetra se 10 vjet, nga Administrata Doganore kanë përfituar 264 operatorë ekonomik, të cilëve u është falur 505.4 milionë lekë.Ndërsa për faljen me kusht ku një pjesë duhet paguar e një pjesë falet, nga doganat kanë përfituar 260 subjekte, dhe janë falur deri më tani 168,5 milionë lekë.Kurse nga Administrata Tatimore, Malaj tha se nga falja pa kusht, pra që janë borxhet të krijuara para 10 vitesh kanë përfituar 121,630 tatimpagues, të cilëve u janë falur 29.7 miliardë lekë.Kurse për faljen me kusht, nga administrata tatimore deri tani kanë përfituar 43,366 subjekte me vlerë 8.6 miliardë lekë të falur apo fshirë.Bizneset që kanë paguar 50% të detyrimit të krijuar për periudhën 2015-2019 brenda muajt qershor kanë përfituar falje të gjysmës detyrimit bashkë gjobat e kamatat. Nëse shlyerja është zgjatur deri më 31 dhjetor 2026, do të falet vetëm 25 përqind e detyrimit bashkë me gjobat e kamatat e tyre.Kategoria tjetër me borxhe nga 1 janari 2020 e deri në fund të dhjetorit 2024, përfiton vetëm falje të gjobave dhe kamatave, nëse i paguajnë të gjitha detyrimet tatimore brenda vitit 2026. Share Ora 11:48 Rivlerësimi i pasurive të paluajtshme, Malaj: Deri më tani buxheti ka përfituar 50 mln euro Rreth 50 milionë euro janë arkëtuar deri tani në buxhetin e shtetit nga procesi i rivlerësimit të pasurive të paluajtshme. Kjo është shifra që bëri publike ministri i Financave, Petrit Malaj, gjatë prezantimit të rezultateve të gjashtëmujorit të parë të vitit.Sipas Malajt, që nga nisja e procesit të rivlerësimit në shkurt të këtij viti janë arkëtuar 5 miliardë lekë, ose 50 milionë euro. Kjo shifër është pothuajse në të njëjtin nivel me procesin e fundit të rivlerësimit në vitin 2022, ndërsa pritet të rritet më tej deri në përfundimin e afatit më 31 dhjetor 2026.“Të ardhurat e gjeneruara nga nisja ( shkurt 2026) e procesit të rivlerësimit, kapin shifrën 5 miliardë lekë (50 mln euro). Kjo shifër e arkëtuar deri tani është pothuajse e njëjtë me atë të procesit të fundit të rivlerësimit (në vitin 2022, të ardhurat e arkëtuara ishin 5.6 miliardë lekë). deri në fund të procesit që do të jetë 31 dhjetori 2026, të ardhurat nga ky proces do të jenë akoma më të larta”, tha Malaj. Share SI.E./E.H/ReportTv.al bordi i transparences Petrit Malaj rivleresimi i pronave Ministria e Financave Komento Komente Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri? Po 64.1% Jo 29.3% Nuk e di 6.7% Vota total: 6511 Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri?
