Lajme Zone
Darëzeza mbetet ndër plazhet më të frekuentuara të Fierit, pushuesit flasin për çmimet dhe kushtet
EkonomiReport TV

Darëzeza mbetet ndër plazhet më të frekuentuara të Fierit, pushuesit flasin për çmimet dhe kushtet

Ndërkohë, Bashkia e Fierit po synon të zgjerojë numrin e plazheve publike, duke i konsideruar ato një pjesë të rëndësishme të zhvillimit të vijës bregdetare.

Pushuesit që kanë zgjedhur Darëzezën këtë verë thonë se plazhi mbetet një nga alternativat më të preferuara në bregdetin e Fierit, jo vetëm për afërsinë dhe rrugën e përmirësuar, por edhe për çmimet që i konsiderojnë të përballueshme. Ndërkohë, Bashkia e Fierit po synon të zgjerojë numrin e plazheve publike, duke i konsideruar ato një pjesë të rëndësishme të zhvillimit të vijës bregdetare. LEXO edhe...'Bregdeti i Fierit do zhvillohet me masterplan”, Subashi për Report TV: Nuk do përsërisim gabimet e të tjerëve "E zgjedhim sepse është më afër, rruga është më e mirë, këtu kemi ardhur gjithmonë. Na pëlqen dhe vijmë. Çmimet s'janë shumë të larta", tha një pushues për mikrofonin e Report TV Për të tjerë, një nga arsyet kryesore pse zgjedhin Darëzezën është fakti që bregdeti ofron ende hapësira publike. "Unë e vlerësoj plazhin e Darëzezës se është shumë plazh i mirë. Qytetarët fierakë duhet ta frekuentojnë. Jam shumë i kënaqur. Duhen plazhe publike të alternuara me plazhet private. Duhet të ketë hapësira publike se bregdeti ynë është shumë i gjerë. Çmimet janë normale. 500 lekë një çadër është një çmim fare i lirë", u shpreh një tjetër pushues. Edhe familje që vijnë nga zona të tjera të Fierit thonë se zgjedhin Darëzezën për ajrin e pastër, pavarësisht kostove. "Ne vijmë nga zona e naftës në zonën e jodit, për ajër të pastër. Kemi ekonomi të dobët, sakrifikojmë dhe vijmë. Këto hapësira duhet të ketë edhe plazhe publike", tha një tjetër pushues. Në të njëjtën linjë u shpreh edhe kryetari i Bashkisë Fier, Armando Subashi, i cili tha se këtë sezon janë shtuar plazhet publike dhe se të tjera do të hapen sapo të plotësohet numri i rojeve bregdetare. Sipas tij, zhvillimi i bregdetit do të bazohet në një masterplan, me synimin që të ruhen hapësirat publike dhe të shmangen gabimet që janë bërë në zona të tjera bregdetare të vendit. U.D/ReportTv.al Fier darzeze plazh Armando subashi Komento Komente Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri? Po 64.2% Jo 29.2% Nuk e di 6.7% Vota total: 6599 Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri?