Lajme Zone
Zyrtare/ 'E vetmja punë që doja', Zinedine Zidane emërohet trajner i Francës me kontratë katër vjeçare
SportReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Zyrtare/ 'E vetmja punë që doja', Zinedine Zidane emërohet trajner i Francës me kontratë katër vjeçare

Prej 30 qershorit 2021 Zidane ka qenë 'i papunë' dhe nuk ka drejtuar asnjë ekip. Ai siguroi tre herë trofeun e Champions League si trajneri i Real Madridit.

Zinedine Zidane u emërua këtë të martë trajner i kombëtares së Francës në futboll, diçka që pritej, kjo pas largimit të Didier Deschamps, njoftoi Federata Franceze e Futbollit (FFF). Zidane, 54 vjeç, prej kohësh konsiderohej kandidati kryesor për këtë post dhe kishte pritur prej disa vitesh mundësinë për të marrë drejtimin e ekipit kombëtar. Ai do të zëvendësojë Deschamps, mandati i të cilit nisi në vitin 2012 dhe përfi më herët këtë muaj, pasi Franca u rendit në vendin e katërt në Kupën e Botës 2026. Deschamps e udhëhoqi Francën drejt triumfit në Kupën e Botës 2018 dhe deri në finale katër vjet më vonë. LEXO edhe...E rëndë në Francë, trupat e 5 foshnjave të pajeta gjenden të fshehura në kuti kartoni në shtëpinë e një çifti “Për mua është një gëzim i jashtëzakonshëm, të kem mundësinë të bëhem trajner i kësaj kombëtareje franceze. Nuk kam fjalë të tjera”, tha Zidane. “Po përpiqem të përmbahem, sepse kam shumë emocione brenda meje. Jam gati për këtë sfidë dhe kjo është ajo që më motivon sot”. Ish-ylli i Real Madridit, Zidane, i cili ishte bashkëlojtar me Deschamps në triumfin e Francës në Kupën e Botës 1998, është përgatitur për këtë rol që nga largimi nga klubi madrilen në vitin 2021. “Për mua, kjo ditë përfaqëson vazhdimësinë e një ëndrre të bërë realitet. Gjatë katër ose pesë viteve të fundit kam marrë oferta, por i kam refuzuar të gjitha për të marrë drejtimin e kombëtares. Pas periudhës sime te Reali, kjo ishte e vetmja gjë që doja të bëja”, tha Zidane gjatë prezantimit në selinë e FFF-së në Paris. “Kam qenë pjesë e këtij sistemi që kur isha fëmijë, duke kaluar nëpër çdo etapë deri sa arrita në kulmin e tij, kombëtaren e parë. Tani kam mundësinë të jem trajneri i saj dhe do të jap gjithçka për të siguruar që skuadra të vazhdojë të fitojë”, shtoi legjenda e futbollit francez. Ish-mesfushori organizator i Francës, i cili shënoi dy gola në finalen e Kupës së Botës 1998 kundër Brazilit dhe fitoi gjithashtu Kampionatin Evropian të vitit 2000 si lojtar, ka drejtuar si trajner vetëm Real Madridin. Gjatë periudhës së tij te gjigantët spanjollë, ai i udhëhoqi drejt tre titujve radhazi në Ligën e Kampionëve në vitet 2016, 2017 dhe 2018, një arritje e paprecedentë në epokën moderne të këtij kompeticioni. “Mendoj se është një punë krejtësisht ndryshe, pa diskutim,” tha Zidane. “Kam përjetuar futbollin në nivel klubesh. Tani kjo është diçka e re për mua, por nuk më frikëson”. Zidane do të ndjekë gjurmët e ish-shokëve të tij të kombëtares, Laurent Blanc, i cili drejtoi Francën nga viti 2010 deri në 2012 dhe më pas Didier Deschamps. Ai ka firmosur një kontratë katër vjeçare, e cila do ta mbajë në krye të kombëtares deri në Kupën e Botës 2030, që do të organizohet nga Spanja, Portugalia dhe Maroku. Ndeshja e parë e Zidane në krye të Francës do të jetë në transfertë ndaj Turqisë, më 25 shtator, në kuadër të Nations League. Takimi i tij i parë në shtëpi do të zhvillohet më 2 tetor kundër Italisë, në 'Stade de France'. ?? ??? ?????? ????? ?? ?? ✨?? pic.twitter.com/5Ni5zs8C9g — French Team ⭐⭐ (@FrenchTeam) July 28, 2026 S.Dh/ReportTv.al Franca france Paris Zinedine Zidane Komento Komente Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri? Po 64.2% Jo 29.2% Nuk e di 6.7% Vota total: 6599 Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri?