Lajme Zone
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 10 burime — Krahaso mbulimin →

Marrëveshja e Huasë me SHBA-në, Bardhi: Duhet të botohet e plotë në Fletoren Zyrtare, qeveria po vë në rrezik zbatimin e saj (VIDEO)


Demokratët nuk morën pjesë në votimin e djeshëm edhe pse deklaruan se janë në favor të marrëveshjes.

Një ditë pasi Partia Demokratike bojkotoi seancën plenare ku u ratifikua marrëveshja e huasë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gazment Bardhi akuzoi të martën qeverinë Rama se po rrezikon zbatimin e saj duke shkelur Kushtetutën. Demokratët nuk morën pjesë në votimin e djeshëm edhe pse deklaruan se janë në favor të marrëveshjes. Ata kundërshtuan mënyrën se si mazhoranca e futi për miratim me procedurë të përshpejtuar, duke argumentuar se deputetët nuk patën në dispozicion tekstin e plotë të saj dhe nuk u respektuan afatet kushtetuese. LEXO edhe...Protesta, Rama dhe shumica e shqiptarëve që nuk janë në protestë! Sot, Bardhi thotë se, pas këtyre shkeljeve procedurale, po cenohen detyrimet kushtetuese. “Sipas Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, asnjë marrëveshje ndërkombëtare që ratifikohet me ligj nuk mund të mbetet sekret. Pas ratifikimit, marrëveshja duhet të botohet e plotë në Fletoren Zyrtare. Vetëm pas botimit ajo bëhet pjesë e sistemit të brendshëm juridik dhe mund të prodhojë efekte ligjore. Në të kundërt, ajo nuk mund të hyjë në fuqi. Kushtetuta (neni 122, pika 1) e përcakton qartë se: “Çdo marrëveshje ndërkombëtare e ratifikuar përbën pjesë të sistemit të brendshëm juridik pasi botohet në Fletoren Zyrtare të Republikës së Shqipërisë.”. Kjo do të thotë se botimi nuk është një formalitet, por një kusht kushtetues për hyrjen në fuqi dhe zbatimin e marrëveshjes. Pa këtë procedurë, marrëveshja nuk mund të prodhojë pasoja juridike për Republikën e Shqipërisë. Prandaj, lind një pyetje legjitime: kë po përpiqen të mashtrojnë? Deputetët, qytetarët shqiptarë apo partnerin strategjik të Shqipërisë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës? Ajo që është e padiskutueshme në këtë moment është se marrëveshja duhet të botohet e plotë në Fletoren Zyrtare për të fituar fuqi ligjore, në përputhje me kërkesat e Kushtetutës” tha Bardhi në deklaratën e tij. U.D/E.H/ReportTv.al PD SHBA marreveshja me shba gazment bardhi Komento Komente Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri? Po 64.1% Jo 29.3% Nuk e di 6.7% Vota total: 6511 Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri?