“Dil jashtë ore, dil jashtë, shtrihu”, ky është momenti kur forca të shumta policie lokalizojnë dhe arrestojnë autorin e dyshuar të vrasjes së turistit në Ksamil, Sokrat Vata, 29 vjeç. Ai është lokalizuar në Levan, i fshehur në bagazhin e një makine, që drejtohej nga një vajzë turke, ndërsa pasagjer ishte një tjetër shtetas nga Turqia.
Në momentin që policia ndalon mjetin dhe e rrethon, efektivët kanë hapur menjëherë bagazhin ku autori i dyshuar shihet i shtrirë, fshehur pas një valixheje të kuqe, me një peshqir blu i mbuluar, me një palë pantallona të shkurta ngjyrë të hapur dhe të mbuluara nga gjaku. Ai shfaqet pa bluzë, ndërsa duart i ka ende me gjak. Ndërsa disa prej efektivëve kanë neutralizuar Vatën, i cili duket se nuk bën rezistencë, policët e tjerë u kanë vënë prangat shoferes dhe pasagjerit.
Shoferja shfaqet e habitur kur nga bagazhi del autorit i dyshuar, duke lënë të kuptohet se ndoshta nuk e dinte që ai ndodhej aty.
Ndërkohë pasagjeri duket se fillimisht ka bërë rezistencë, por është neutralizuar nga policia. Të dy këta shtetas janë duke u marrë në pyetje nga autoritetet, për të zbuluar se çfarë rolin kanë pasur në këtë ngjarje të rëndë. Top Channel

