Aktivistja Arvina Lleshi ka zënë sot ‘mat’ kryeministrin Edi Rama teksa ky i fundit dilte nga Kryeministria. Në videon që Lleshi ka publikuar, shihet teksa ajo i drejtohet Ramës me disa thirrje, duke lëshuar akuza ndaj tij. View this post on Instagram A post shared by News24 Albania (@news24al) “O hajdut, u kalbsh në burg! O hajdut!”, i drejtohet aktivistja e protestës që sot ka hyrë në ditën e saj të 126, ndërkohë që Rama reagoi duke kthyer direkt kokën dhe më pas u fut në makinën e tij. Shihni pamjet. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: aktivistja rama

